• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trump hidhet në sulm para debatit të parë, kërkon që Biden të bëjë testin për drogë

28/09/2020
Për pak ditë mbahet debati i parë presidencial mes Trump e Biden

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se do të kërkojë që sfiduesi i tij demokrat për zgjedhjet e 3 nëntorit, ish-Nënpresidenti Joe Biden, të bëjë testin për drogë para ose pas debatit të tyre këtë të martë në mbrëmje.
Ai sugjeroi se paraqitja jo e njëtrajtshme e zotit Biden në debatet e mëparshme politike, ishte tregues se ai ishte i droguar. Akuza e pazakontë e zotit Trump, të cilën ai e ka ngritur edhe më parë gjatë javëve të fundit, vjen ndërsa ai vazhdon të renditet pas zotit Biden në sondazhet kombëtare, prej disa muajsh me radhë.
“Unë kërkoj me forcë që ‘gjumashi’ Joe Biden të kryejë testin për drogë para ose pas debatit të së martës në mbrëmje”, shkruante zoti Trump në Twitter.
“Natyrisht që edhe unë pranoj që ta bëj një të tillë gjithashtu. Prezantimi i tij në debate ka qenë rekord për sa i takon të qënurit jo i njëtrajtshëm, për ta thënë në mënyrë të butë. Vetëm barnat mund ta kenë shkaktuar këtë gjendje”, shkruante ai.
Prej vitit të kaluar deri në 2020, zoti Biden u përfshi në një varg debatesh me pretendentë të tjerë demokratë për fituar emërimin e Partisë Demokrate si kandidat për president.
Disa herë ai doli dobët gjatë debateve me 10 kandidatë të rreshtuar së bashku në një podium. Por ai u duk se e rifitoi ritmin pas një prezantimi të fortë në një debat kokë më kokë në mars kundër senatorit të Vermontit Bernie Sanders, kundërshtari i fundit i tij përpara se pranonte kandidimin zyrtar për president në emër të demokratëve.
Muajin e kaluar zoti Trump tha se: “Ju i patë disa nga ato debate me numrin më të madh të njerëzve në skenë. Thosha: si është e mundur që ai mund të bëjë përpara?! Sinqerisht, prezantimi i tij më i mirë ishte kundër Bernie-t. Ne do të bëjmë thirrje për të kryer testin për drogë, meqë ra fjala sepse, prezantimi i tij më i mirë ishte kundër Bernie-t. Nuk ishte se u paraqit si Winston Churchill, por ishte një debat normal dhe i mërzitshëm. Asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi. Nëse ktheheni dhe shikoni disa nga ato debate të shumta, ai ishte shumë keq. Nuk ishte as koherent. Ndërsa kundër Bernie-t ishte”, përfundonte postimi i zotit Trump.
Presidenti Trump 74-vjeçar e ka vënë shpesh në dyshim mprehtësinë mendore të zotit Biden, 77 vjeç. Por zoti Biden i ka ironizuar shpesh akuzat e zoti Trump dhe ka shtuar ai do të jetë në nivelin e zotit Trump apo më lartë gjatë debateve me të.
“Më shihni, zoti President, na shihni çfarë them, çfarë bëj, çfarë di e në ç’formë jam”, tha zoti Biden gjatë një interviste për ABC News. Por zoti Biden pranoi se ka “pyetje legjitime” për t’u bërë në lidhje me gjendjen mendore të dy kandidatëve.
Në një intervistë të regjistruar paraprakisht e të transmetuar të dielën në CNN, bashkëshortja e zotit Biden, Jill, tha se “ai është gati”.
“Një nga gjërat për të cilën jam e ngazëllyer është momenti kur populli amerikan të shohë Joe Bidenin atje lart në atë skenë. Ata do të shohin se si duket një president. Dikush që është, i qetë, i qëndrueshëm, i fortë, elastik”.
Jill Biden tha se ka një diferencë si “nata me ditën mes dy kandidatëve. “Mezi pres që populli amerikan ta shohë atë burrë shteti përpara publikut amerikan”, tha ajo.
Presidenti Trump dhe ish-Nënpresidenti Biden debatojnë tre herë, duke filluar me debatin 90-minutësh të së martës të moderuar nga gazetari i Fox News-it, Chris Wallace në qytetin e Klivlendit në shtetin Ohajo.
Zoti Wallace ka zgjedhur gjashtë tema për diskutim të ndara në segmente 15 minutëshe: mes tyre rezultatet e punës së dy kandidatëve, Gjykatën e Lartë me emërimin nga zoti Trump të juristes konservatore Amy Coney Barrett, gjithashtu çështje si COVID-19, ekonomia, integriteti i zgjedhjeve” si dhe “gara e dhuna në qytetet amerikane”./VOA/

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arbeloa në “fije të perit”, por lojtarët i dalin në krah, “sms” presidentit Perez

Arbeloa në “fije të perit”, por lojtarët i dalin në krah, “sms” presidentit Perez

17/04/2026
Shifrat “dënojnë” Mbappe, “gjeli” një shqetësim për Arbeloa-n

Shifrat “dënojnë” Mbappe, “gjeli” një shqetësim për Arbeloa-n

17/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al