• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ekzekutime me armë e tritol, arrestohet në Gjirokastër vrasësi me pagesë (Detajat e operacionit “Kalaja”)

03/10/2020
Ekzekutime me armë e tritol, arrestohet në Gjirokastër vrasësi me pagesë (Detajat e operacionit “Kalaja”)

Një 41-vjeçar, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë, i dyshuar si vrasës me pagesë dhe autor i disa ngjarjeve të rënda në Kosovë, është arrestuar dje gjatë operacionit “Kalaja” në Gjirokastër.

“Fast Albania”, në bashkëpunim me “Fast Kosova”, Policinë e Gjirokastrës, Lezhës e Shkodrës dhe Interpol Tiranën, arrestuan shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, për krime ndaj personit me armë zjarri e eksploziv.

Burime nga Policia e Shtetit thanë dje se 41-vjeçari i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe eksploziv, është Dod Gjikolaj, nga Mirdita, me banim në Velipojë. “Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, ata që janë të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, apo që kryejnë trafiqe të paligjshme, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar ‘Kalaja’”, tha zyrtarisht Policia.

OPERACIONI

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes në Gjirokastër dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, Dod Gjikolaj, 41 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr. 26/18, datë 06.07.2020, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”. “Ky shtetas dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë”, tha zyrtarisht Policia.

VRASJA NE GJAKOVE

Dod Gjikolaj dyshohet të jetë personi që është paguar për vrasjen me anë të një mine të telekomanduar të 61- vjeçarit Haxhi Ahmeti, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2018, në Smolicë të Gjakovës.

Ahmeti ka mbetur i vdekur në vend para shtëpisë së tij, pas shpërthimit të një sasie eksplozivi që ishte vendosur në kutinë postare në portën e shtëpisë. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka konfirmuar në atë kohë se mina që ia ka marrë jetën 61-vjeçarit ka qenë e montuar në derën e oborrit të shtëpisë së viktimës. “Të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë në vend të ngjarjes se bashku me kryeprokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, FSK-ja dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilat po punojnë intensivisht të hetohet dhe ndriçohet ky rast”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës pas ngjarjes.

“Ka pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania për t’i kaluar disa ditë pushimi në Kosovë, por ky doli të jetë i fundit për të. 61-vjeçari, Haxhi Ahmeti, u vra nga distanca nga persona ende të paidentifikuar që kishin vendosur masë eksplozivi në derën e oborrit.

E gjithë ngjarja ndodhi në fshatin Smolicë të Komunës së Gjakovës. Eksplozivi i montuar në dyert e oborrit ishte i destinuar për vrasjen e Haxhi Ahmetit, pasi përmes dyerve të shtëpisë së Haxhiut, kishin kaluar edhe persona të tjerë. Por kjo lëndë plasëse u aktivizua në momentin kur 61-vjeçari e hapi derën e oborrit. Ngjarja nisi kur në orët e para të mëngjesit, në shtëpinë e Haxhi Ahmetit shkoi dhëndri i tij për ta marrë për të dalë në qytet. Dhëndri, së bashku me Haxhiun, u nisën drejt dyerve të oborrit. I pari doli mysafiri. E kur Haxhiu u afrua te dyert e oborrit dhe tentoi që t’i mbyllë ato, u aktivizua me teledirigjim eksplozivi i cili kishte qenë i montuar mbi kasafortën e postës që gjendej ngjitur në portat e shtëpisë dhe ia mori jetën 61- vjeçarit” raportonin mediat kosovare dy vite më parë./ Panorama

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al