Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka thënë se BE nuk duhet të guxojë t’i vendosë sanksione Turqisë. Në një intervistë për La Stampa, ministri tha se vendi i tij synon vendosjen e një kufiri të drejtë detar në Mesdheun Lindor.
“ Pretendimet në lidhje me kufirin detar grek e qipriot janë të tepruara dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Arritja e një kufiri të drejtë detar në Mesdheun Lindor është shtylla kryesore e politikës sonë”, është shprehur Çavuşoğlu. Ministri deklaroi se Turqia, duke filluar me Presidentin Erdogan, u ka bërë thirrje shteteve bregdetare të Mesdheut Lindor për dialog dhe bashkëpunim.
“Ne sinqerisht shpresojmë që Greqia të hyjë në një proces thelbësor dialogu”, theksoi Mevlüt Çavuşoğlu.









