• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Monika Kryemadhi- Ramës: Do jesh koleg qelie me bashkëpunëtorët e tu, erën tënde të qelbur nuk e mbulojnë dot parfumet e rilindjes

05/10/2020
LSI ‘dorëzon’ Gjirokastrën, Kryemadhi e shmang nga turi i takimeve për protestën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri Rama ka frikë nga vota e lirë e shqiptarëve, duke iu referuar votimit të Kuvendit me 97 vota pro për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor. Përmes një deklarate zyrtare, Kryemadhi e paralajmëroi Ramën se sipas saj do të përfundojë në burg. Më tej ajo shprehet se 6 muajt e fundi përpara zgjedhjes, nuk i mjaftojnë Ramës për të mbyllur siç i quan ajo ‘bilancet e SHPK-se të Lindës dhe shokëve të tij’.

Deklarata e plotë:

Frikacaku tregoi dhe njëherë që ka frikë nga populli i tij, ka frikë nga verdikti i popullit të tij, frikacaku tregoi dhe njëherë që ka frikë nga partia e tij dhe mbi të gjitha ka frikë nga vota e lirë e shqiptarëve.

Ai jo vetëm sot nuk hapi listat për qytetarët shqiptarë, por përkundrazi i bunkerizoi ato për të larguar njëherë e përgjithmonë dhe për të distancuar Shqipërinë nga integrimi europian dhe sidomos shqiptarët nga Europa.

Ai tregoi dhe njëherë frikën e tij që ka nga partnerët serioz europian, të cilët ndjekin hap pas hapi dhe ndjekin lëvizjet e tij kriminale kur jo më larg se disa ditë më parë u dekonspirua drejtori i tij i OFL-së, i cili ndante informacionet e partnerëve ndërkombëtarë me bandat dhe krimin e organizuar.

Në fakt llumi në të cilën e ka zhytur sot shtetin, prokurorinë, policinë dhe çdo instrument me të cilët paguhet me taksat e taksapaguesve shqiptarë. Rilindja ngatërron llucën me Lucën, por nuk është as pastrim i barkut të peshkut dhe as mbushje e barkut apo dhe kokës së peshkut, këtë duhet ta kuptojë Rilindja sepse tashmë këtë e dinë që të gjithë, sot Edi Rama tregoi dhe njëherë që ka frikë dhe nuk mund të ndahet dot nga bandat dhe krimi i organizuar. Edi Rama është armiku i qytetarëve të cilët humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e 26 nëntorit dhe kanë për strehë sot rrënojat e këtij tërmeti.

Edi Rama sot është armik i naftëtarëve të Ballshit që djersa dhe paga e tyre janë në xhepat e familjarëve të tij, ku kontratat e off-shorëve, të kompanive fantazmë ja përplasin në fytyrë, për të kërcënuar dhe për të marrë gjëra që janë në të keq të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Edi Rama sot është armik i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët për disa muajve jo vetëm që nuk paguhen, por as nuk mbrohen për infeksionet më të vogla, jo më për të pasur mbrojtjen nga pandemia, në të cilën e kemi të pllakosur në Shqipëri, edhe ekonomike, edhe politike, por përkundrazi ai paratë e tyre ai i kalon menjëherë me vendime sekrete në xhepat e oligarkëve. Edi Rama është armik i arsimit dhe i mësuesve të cilët në kushte mizerabël sot mundohen të edukojnë fëmijët e shqiptarëve. Është armiku i të rinjve shqiptarë, i nxënësve i studentëve që paratë e tyre, taksat e prindërve të tyre i ka marrë dhe i ka kthyer në xhepat e tij për të favorizuar SHPK e radhës. Nuk ka faj që flet broçkulla sepse i është prishur qetësia, 6 muaj nuk i mjaftojnë tashmë që të pastrojë pisllëqet e 8 viteve, as të mbyll hesapet me banditët dhe bandat e tij. Madje nuk i dalin që të mbylli as bilancet e SHPK të Lindës dhe shokëve të tij, janë 6 muajt e fundit të cilat kufomës politike do t’i sillen vërdallë e do t’i dalin në ëndërr mëngjes, drekë, darkë. Sot bënin të fortin nëpër televizione por natën sjell emisarët e tij për të shpëtuar kokën mbas 25 prillit. Më kot lodhesh era e qelbur e kufomës politike që të rrethon ty dhe shpurës tënde nuk mund ta mbulojnë dot as parfumet më të shtrenjta të rilindjes brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ti zotëri e ke vendin aty tek bashkëpunëtoret e tu, aty ku i ke çuar ti bashkëpunëtoret më të afërt, dhe siç ndodh rëndom do të jesh kolegu i qelisë së tyre.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al