Seancat në Gjykatën e Apelit Gjirokastër janë ndërprerë këtë të premte. Kjo për shkak se bashkëshorti i një prej punonjësve ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Punonjësja e gjykatës vinte në punë pa problem dhe nuk ishte vetëkarantinuar. Deri më tani ajo nuk ka shfaqur simptoma të virusit.








