• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit

11/10/2020
Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri-tjetrin se kanë shkelur armëpushimin e arritur një ditë më parë. Azerbajxhani më 11 tetor e akuzoi Armeninë se ka bombarduar një qark të banuar nga civilët në Ganja. Zyrtarët thanë se tetë civilë janë vrarë dhe 33 janë lënduar në këtë incident. Agjencia Retuers ka raportuar se korrespondentët kanë parë të paktën një trup të pajetë, teksa nxirrej nga një ndërtesë banimi në Ganja.
Por, Ministria e Mbrojtjes së Armenisë ka thënë se këto pretendime janë “gënjeshtra” dhe e ka akuzuar Azerbajxhanin se ka bombarduar në pjesë të ndryshme të rajonit të Nagorno Karabakut, përfshirë edhe në qytetin më të madh në këtë rajon, Stepanakert. Baku po ashtu ka akuzuar Armeninë se ka tentuar që të kryejë sulme me raketa dhe dronë në një stacion elektrik në Mingchevi, por pa sukses.
Arayik Haratyunyan, lideri i forcave etnike armene në Nagorno Karabak tha se marrëveshja e armëpushimit – e ndërmjetësuar nga Rusia – ende është në fuqi, por situata vazhdon të jetë e tensionuar. Ai shtoi se shkëmbimi i të burgosurve – që është pjesë e kësaj marrëveshjeje – pritej që të niste më 11 tetor, por tashmë ka dyshime se ky proces mund të nis. Më 10 tetor, Armenia dhe Azerbajxhani, me ndërmjetësimin e Rusisë arritën marrëveshje armëpushimi. Pjesë e marrëveshjes, përveç ndaljes së armiqësive, është shkëmbimi i të burgosurve dhe kthimi i trupave të vrarë.
Në marrëveshje thuhet po ashtu se palët do t’i kthehen tavolinës së bisedimeve dhe negociatat do të ndërmjetësohen nga Grupi i Minskut, që përbëhet nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Luftimet në Nagorno Karabak nisën më 27 shtator dhe po konsiderohen si më të ashprat në vitet e fundit. Rajoni i Nagorno Karabakut ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Por, ky rajon ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene, që mbështeten nga Jerevani, që prej 1994, kur ishte arritur një marrëveshje armëpushimi, që i dha fund një konflikti të separatistëve. Që atëherë, Nagorno Karabaku është banuar dhe qeverisur nga armenët etnikë, duke detyruar qindra-mijëra azerbajxhanas të largohen nga rajoni dhe të shpërngulen.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miri: Mos vallë Selin ka ndjenja për mua, por vetëm unë akuzohem?

Miri: Mos vallë Selin ka ndjenja për mua, por vetëm unë akuzohem?

26/02/2026
“Po mendoja për ty mbrëmë”, publikohen bisedat intime të Misse Beqirit me Jeffrey Epstein, e para shqiptare në kontaktet me të

“Po mendoja për ty mbrëmë”, publikohen bisedat intime të Misse Beqirit me Jeffrey Epstein, e para shqiptare në kontaktet me të

26/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al