Rreth 230 milionë lekë të vjetra pa TVSH do të shpenzojë Bashkia Gjirokastër për rikonstruksionin e rrugës “Zeman Haska”, loti i parë. Prokurimi publik është hapur në fillim të kësaj jave dhe mbyllet më 10 nëntor me dorëzimin e ofertave nga kompanitë e interesuara për të realizuar këtë projekt. Nga nënshkrimi i kontratës, afati për realizimin e punimeve është 6 muaj.
©argjiroja.net