• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse kompanitë farmaceutike po heqin dorë një e nga një për vaksinën antiCovid

16/10/2020
Pse kompanitë farmaceutike po heqin dorë një e nga një për vaksinën antiCovid

Frika dhe shqetësimi për sigurinë dhe efikasitetin vaksinës anti-Covid ka nxitur kompanitë e mëdha farmaceutike që të ndalojnë zhvillimet e tyre.

Kompania Eli Lilly & co deklaroi se do të ndalohej trajtimi i pacientëve me antitrupa, ndërsa Johnson & Johnson njoftoi gjithashtu se po ndalonte të gjitha provat e vaksinës së saj eksperimentale Covid-19 pasi një pjesëmarrës kishte një “reagim të pafavorshëm”.

J&J në deklaratën e saj njoftoi se ende nuk e kishte kuptuar se çfarë e shkaktoi reagimin tek pjesëmarrësi, apo nëse ishte e lidhur me vaksinën dhe ende nuk kanë një shpjegim për gjendjen e tij.

Kompania farmaceutike, J&J ishte kompania e dyte që zhvilloi provat, pas kompanisë farmaceutike AstraZeneca, të cilët ndaluan zhvillimet e vaksinës në shtator pasi të gjithë pacientët patën probleme neurologjike.

AstraZeneca, e cila ishte duke punuar me universitetin e Oksfordit, nisi e para studimet mbi vaksunën dhe njëjtë si J&J ata zhvilluan një adernoviurs, pra një virus i zakonshëm që shkakton kollë dhe ethe – për të shpërndarë proteinën imunizuese në trup.

Por këto kompani nuk janë të vetmet që kanë nisur kërkimet për vaksinën e Covid-19, pasi ka edhe shumë të tjera që janë duke u zhvilluar. Kompnitë që tashmë kanë ndaluar zhvillimin e vaksinave kanë deklaruar edhe më herët që nuk kanë pretenduar të marrin fitime nga prodhimi i vaksinës, por që të ofrojnë siguri për popullatat.

Në një deklaratë J&J tha: Është e rëndësishme të kemi të gjitha faktet para se të ndajmë informacione shtesë”. Më tej kompania shtoi se ndonjëherë nuk është e qartë se nëse pjesëmarrësit kanë marrë vaksinën në tentative apo një placebo (medikament që nuk ka asnjë efekt në trup).

Ndërkohë J&J raportoi rezultatet financiare të këtyre 3 muajve që ka nisur studimet për zhvillimin e vaksinës anti-Covid-19 dhe deklaroi se në total shitjet u rritën 1.7 për qind nga e njëjta periudhë në vitin 2019, të mbështetur nga sektori i tij i farmaceutikës.

Ndërkohë shitjet ranë menjëherë nën 2.3 për qind sapo kompania njoftoi se do të ndalonte zhvillimin e vaksinës. Gjithashtu edhe fitimet e kompanisë Eli Lilly ranë 2.9 për qind pasi njoftoi se po ndalonte një provë të trajtimit të antitrupave për pacientët e shtruar në spital.

Kohët e fundit është vënë re se kompanitë njëra pas tjetrës, po heqin dorë përkohësisht nga vaksina, pasi nuk mund të ofrojnë siguri të plotë për popullatën. Gjë tepër e rëndësishme në shëndetin e njerëzve dhe sipas ekspertëve të shëndetit publik në botë, kjo është disa hapa mbrapa për luftën botërore të Covid-19.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për kompanitë dhe të gjithë ekspertët që po zhvillojnë një vaksinë që të jenë të kujdesshëm sepse zhvillimi jo i duhur i saj do të kishte pasoja edhe më të mëdha se sa vetë Covid-19.

Ndërkohë ka edhe kompani që po përparojnë, si për shembull kompania farmaceutike Pfizer Inc dhe partneri i saj gjerman BioNTech SE, të cilat treguan rezultate premtuese. Rezultatet e botuara në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine” treguan se vaksina mund të shkaktonte dhimbje në vendin e injeksionit, ethe dhe lodhje.

Ajo gjithashtu tolerohej më mirë nga pjesëmarrësit e moshuar, të cilët kanë më pak të ngjarë të kenë vaksina që shkaktojnë përgjigje imune, për shkak të sistemit të tyre të dobësuar imunitar.

Gjetjet vijnë në kohën kur Pfizer ka njoftuar se po planifikon të regjistrojë pjesëmarrës të rinj, madje deri në moshën 12 vjeç në një provë më të madhe, për të kuptuar se si funksionon imunizimi në një grupmoshë më të re.

Secili kandidat për vaksinë nga Pfizer dhe BioNTech, përdor një pjesë të kodit gjenetik të patogjenit, të quajtur mARN, për ta bërë trupin të njohë koronavirusin dhe ta sulmojë atë.

Mendohet se doza do të jetë më e fortë tek pjesëmarrësit e rinj. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, këto gjetje janë premtuese pasi, rezultate të tilla vijnë në momentin që kompanitë e tjera ndaluan provat për zhvillimin e vaksinave.

The Wall Street Journal- Daily Mail-SI

Related Posts

Kryesore

Rama largon Ballukun, cilat janë ndryshimet në qeveri

26/02/2026
Rama: Balluku më ka dhënë dorëheqjen 3 herë. Për imunitetin do pres raportin e Këshillit të Mandateve
Kryesore

Rama: Balluku më ka dhënë dorëheqjen 3 herë. Për imunitetin do pres raportin e Këshillit të Mandateve

26/02/2026
Rama për ish-drejtoreshën e AKSHI-t: Ajo jeton me qira dhe as nuk e nget makinën, e s’ka një të tillë
Kryesore

Rama për ish-drejtoreshën e AKSHI-t: Ajo jeton me qira dhe as nuk e nget makinën, e s’ka një të tillë

26/02/2026
Rama: Në të gjithë historinë ka vetëm 10 akuza për korrupsion
Kryesore

Rama: Në të gjithë historinë ka vetëm 10 akuza për korrupsion

26/02/2026
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

“Do të publikoj bisedat dhe foto intime”/ Shantazhonte prej 3 vitesh grekun duke i marrë 4 mijë euro, arrestohet 47-vjeçari

26/02/2026
Rama: AKSHI, një institucion krenarie. Disa punonjës të traumatizuar sot kurohen nga psikologë
Kryesore

Rama: AKSHI, një institucion krenarie. Disa punonjës të traumatizuar sot kurohen nga psikologë

26/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jonida: Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, mendova se nuk kishte shpresë. Kam dashur t’i jap fund jetës

Jonida: Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, mendova se nuk kishte shpresë. Kam dashur t’i jap fund jetës

26/02/2026
Europa League/ Kualifikohet Bologna, ndaj Brann vendos një gol

Europa League/ Kualifikohet Bologna, ndaj Brann vendos një gol

26/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al