• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Monika Kryemadhi: Do fitojmë 100 mandate, simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit

20/10/2020
Monika Kryemadhi: Do fitojmë 100 mandate, simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se opozita e bashkuar fiton 100 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit me Kodin e ri Zgjedhor të bërë nga mazhoranca socialiste. Ajo deklaroi se fuqia e opozitës është e jashtëzakonshme kundër pesë njerëzve, që sipas saj, po grabisin Shqipërinë.

“Të jeni të bindur që fuqia e opozitës nuk matet me çështjet e taktikave elektorale. Fuqia e grupimeve të të majtës dhe të djathtës, që nuk është thjesht një strukturë e majtë apo e djathtë, por është gjithë fuqia e spektrit politik ndaj një grupi me pesë vetë, që po grabit Shqipërinë. Deri më 5 dhjetor, kur do të jetë Konventa e LSI, që do të marrë dhe vendimin për të vazhduar më tej, nuk mund të flas. Ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi, sepse qëllimi i shqiptarëve është çlirimi i Shqipërisë nga thundra kriminale. Ajo që unë mendoj sot dhe që e hasim çdo ditë me qytetarët është se një nga problemet e mëdha të tyre nuk është si do zgjidhen deputetët, por ekonomia, mungesa e punës, si dhe shpopullimi, largimi i fëmijëve dhe mosdëshira për t’u kthyer në Shqipëri. Të jeni të bindur që me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Por një ditë tjetër do ua shpjegoj formulën, kur të kemi dhe një dërrasë të zezë”, deklaroi Kryemadhi.

Pyetje: A jeni e gatshme të pranoni në listat e LSI edhe aleatë të tjerë të opozitës? Nëse po, cilët janë?
Kryemadhi: Nuk e kemi diskutuar këtë gjë, por e theksoj që simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit. Është e panegociueshme çështja e logos. Pastaj se si ne do të procedojmë me partnerin opozitar, kjo është në një fazë të dytë. Grupet e punës nga partitë opozitare janë përfshirë në ristrukturim. Si fuqia e dy koalicioneve zgjedhore, si fuqia e një të tërë, të gjitha bashkë janë fuqia e opozitës. LSI sjell sot një risi për angazhimin e grave e vajzave në politikë, si dhe të rinjve e të rejave. 25 prilli do të jetë ndarja përfundimtare, çdo ditë po i vjen fundi gjithë kësaj neverie. Angazhimi ynë maksimal është përgjegjësi përballë qytetarëve tanë.

Pyetje: Nëse fitoni, a do zënë të rinjtë poste politike, apo do vazhdohet me të njëjtat fytyra?

Kryemadhi: Edhe në një familje stafeta është pjesë biologjike e kujtdo nga ne, e njëjta gjë është edhe në politikë. LSI është një nga partitë që ka mbijetuar më gjatë dhe është e vetmja që votat vijnë duke iu rritur me 20-30,%, që nga dita e krijimit të saj, dhe kjo falë të rinjve. Flet vetë zgjedhja e Kejdi Mehmetajt 20 vjeçe deputete, që kanë arritje në Parlament më shumë se ministrat tanë, por edhe Gjosha, Caka, Braimllari, që e kanë nisur karrierën politike që në bankat e shkollës. Një nga arsyet pse hungërin Rama sot është edhe rritja e LSI. Rama nuk ka asnjë ëndërr, sepse është peng. Çdo njeri që në politikë e ndjen veten peng, duhet të largohet. Ndaj dhe vetë politika e LSI sot është shtrirja, zgjerimi. Pasuria më e madhe e LSI sot janë të rinjtë.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jam mbi re”, Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

“Jam mbi re”, Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

21/12/2025
Shuhet në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit në Radio Tirana

Shuhet në moshën 91-vjeçare Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit në Radio Tirana

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al