Rudina ka kundërshtuar versionin e Llakajt për largimin e saj nga spektakli i humorit “Al Pazar”.
Ky i fundit kishte deklaruar në “Thumb” se ajo u largua për shkak të angazhimeve në jetën familjare. Menjëherë ka ardhur përgënjeshtrimi i Rudinës, e cila e ftuar në emisionin e mëngjesit “Check In” në NRG Radio, aktorja është shprehur: “Nuk do të më shihni asnjë ditë në “Al-Pazar”. Dhe nuk e lashë atë për arsye familjare siç tha Goni. Fatkeqësisht ose fatmirësisht, nuk kemi mbetur miq”.