• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Presidenti i Luftëtarit i përgjigjet Flamur Golemit: Je qesharak dhe fajtor, kërcënimet e tua s’më trembin. I kalove 1 milion lekë mikut tënd te restorant “Arra”

24/10/2020

Vazhdojnë akuzat dhe kundërakuzat e drejtuesve të Luftëtarit, ekipi që aktualisht nuk ekziston. Pasi kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, në një letër të hapur i përmendi faturat fiktive, gjykatën dhe prokurorinë presidentit Bekim Halilaj, ky i fundit i ka kthyer po me një letër të hapur. Kryebashkiaku Golemi iu drejtua me “Beko”, ndërsa presidenti Halilaj i drejtohet me “shoku Muli”. Mes të tjerash, Halilaj “sqaron” çështjen e vendndodhjes së tij dhe më pas jep argumente pse fajtor për gjendjen e Luftëtarit është kryebashkiaku i Gjirokastrës.

JA DHE LETRA E PLOTË E PRESIDENTIT BEKIM HALILAJ: Përshëndes lirinë që më ka dhënë kryetari i bashkisë, z.Flamur Golemi. Unë i jam drejtuar si kryetar bashkie dhe duke e respektuar si flamurtar i qytetit të Gjirokastrës, por i nderuari i lartpërmendur ma lehtësoi problemin në momentin që më quan “Beko” dhe jo Bekim dhe unë po i drejtohem me përkëdhelje ‘shoku Muli’. Problemi i parë që ju keni parashtruar është adresa ime, ju bëj me dije se në Republikën e Shqipërisë janë të shkruara të gjitha adresat e qytetarëve në sistem, një nga ata jam edhe unë. Së dyti Muli, unë mendoj që gjykatat, prokuroritë dhe çdo institucion tjetër kanë mënyrat dhe rregulloret e tyre për t’u paraqitur në organet e drejtësisë. Sidomos në këtë moment që drejtësia është e pavarur. Nuk e di se çfarë ju lidh juve me shpërndarjen e fletëthirrjeve. Për sa i përket njoftimit nga ana e bashkisë për klubin e Luftëtarit për periudhën 2016 deri në janar 2019 për dokumentet që keni kërkuar mbi aktivitetin e klubit sportiv Luftëtarit, ju bëj me dije se të gjithë dokumentet, përfshirë dhe auditimin e bërë nga një institucion i pavarur, ju rikujtoj se ndodhen në bashki, mund t’i kontrolloni kur të dëshironi.

Gjithashtu, ju bëj me dije se klubi i Luftëtarit, ku ju si bashki keni 25% të aksioneve, ka administrator dhe bord drejtues ku unë nuk figuroj në asnjë prej tyre, si rrjedhojë unë nuk kam asnjë të drejtë apo detyrim. Klubi i Luftëtarit dhe unë si administrator ANAST sh.p.k nuk kemi asnjë detyrim për periudhën e kaluar. Aktiviteti ynë te Luftëtari ka filluar pas datës 13 gusht 2019. Nga kjo periudhë deri më sot jemi të gatshëm të ofrojmë çdo dokument në momentin që edhe ju plotësoni detyrimin prej 25% që ju takon. Z.Muli, ju kërkoj që të deklaroni një dokument ku vërtetohet që klubi i Luftëtarit ka përfituar ndonjë fond nga ju, shteti, biletat, sponsorët apo diçka tjetër pas datës 13 gusht 2019. Muli jeni bërë aq qesharak me klubin e Luftëtarit dhe ju kemi vënë në dijeni disa herë me shkrim dhe me gojë dhe për të paktën 7 muaj ju nuk më keni hapur as telefonin. Më përmendni disa fatura për portokalle dhe mandarina, mos e keni fjalën për para viteve ’90? Sepse pas viteve ’90 nuk jam marrë më me atë punë. Për sa i përket ftesës që po më bëni për të dielën për të bërë një demonstratë për gjendjen që është klubi, të premtoj se do ta bëj për çdo ditë te bashkia në momentin e duhur. Po të premtoj që qytetarët e Gjirokastrës do ta gjejnë fajtorin, sepse nuk janë naiv që t’u hedhësh hi syve. Të gjitha këto i bën në kuadër të fushatës elektorale, ndaj përdor edhe emra përkëdhelës si në rastin konkret timin.

Kështu flitet vetëm në tallave dhe në politikë. Unë në Gjirokastër e kam të faktuar që vetëm kam dhënë para dhe nuk kam marrë asnjëherë. Nëse vërtetoni të kundërtën mbaj përgjegjësi ligjore. Po ju kujtoj edhe një gjë Mul i dashur, ti duke menduar që ke fuqi në çdo gjë, sipas informacionit që kam më datë 13.10.2020 ju keni transferuar në adresë të klubit të Luftëtarit 1 milion lek të reja nga detyrimi që keni sipas vendimit të lëshuar nga gjykata. Këtë e ke bërë jo për të ndihmuar ekipin, i cili ka më shumë se 1 muaj që nuk funksionon, por këto para shkojnë në faturën e një mikut tuaj që klubi ka pasur një bashkëpunim për ushqimin, saktësisht lokal “Arra”. Çfarë ndihme i jep klubit ky vendimi juaj në këto momente? Për kujtesë, kërkesa që ke ti për të kaluarën e klubit është njësoj si të kërkoj unë të kaluarën e bashkisë, kur nuk keni qenë ju kryetar. Do jem gjithmonë i hapur dhe në dispozicion të organeve të drejtësisë për të vërtetuar që nga klubi i Gjirokastrës unë nuk kam përfituar as abuzuar me asnjë fond dhe nuk kam akses ligjor për të vepruar.

Njëkohësisht do t’i shkoj deri në fund akuzave dhe ofendimeve që më keni bërë në shtyp derisa të marr të drejtat që më takojnë. Që të respektosh qytetin e Gjirokastrës ti si i pari i qytetit, duhet të vendosësh në dispozicion të klubit dhe të sporteve të ndryshme taksat që ata paguajnë çdo muaj 100 lek të reja si kontribut i çdo familjeje që ka librezë uji. Për sa i përket mirëmbajtjes së fushës do ju dërgoj dy foto se si e kishit lënë në maj të 2020 dhe se si e kam mbajtur unë deri në gusht 2020. Përveç ujit që na keni dhënë ju, kemi blerë farë për barin, pleh për fushën, ilaç për mirëmbajtjen e barit nga insektet etj, janë shumë Muli që duhet të themi për ty, po të lëmë edhe për herën tjetër. Të gjitha këto që i bën edhe shpif në gazeta i bën për arsye politike, por unë nuk merrem me politikë. Dhe Luftëtari nuk i përket asnjë partie politike as PS, PD, LSI apo ndonjë partie tjetër, por qytetarëve të mrekullueshëm të Gjirokastrës. Ju kërkoj falje të sinqertë qytetarëve të Gjirokastrës që nuk arritëm të bëjmë atë që ata meritojnë, por fajtori je ti dhe vetëm ti shoku Muli. Për kërcënimet personale që dërgon në mënyrë indirekte i kam fikur dhe nuk i dëgjoj fare, nuk i marr parasysh./Panorama Sport

Related Posts

Liroi kravatën kur Rama e bëri Ministër Drejtësie, Lamallari shpjegon reagimin
Kryesore

Liroi kravatën kur Rama e bëri Ministër Drejtësie, Lamallari shpjegon reagimin

01/01/2026
Belinda Balluku uron shqiptarët: Vit të paqtë, me ditë plot diell
Kryesore

Belinda Balluku uron shqiptarët: Vit të paqtë, me ditë plot diell

01/01/2026
Maresca largohet nga Chelsea, klubi londinez: Kemi shumë objektiva që janë arritur ende
Sport

Maresca largohet nga Chelsea, klubi londinez: Kemi shumë objektiva që janë arritur ende

01/01/2026
SHBA organizon Kupës së Botës 2026, gjashtë arsyet pse ky kampionat do të jetë ndryshe
Sport

SHBA organizon Kupës së Botës 2026, gjashtë arsyet pse ky kampionat do të jetë ndryshe

01/01/2026
2025 viti i Mehmetit, “fluturon” kartoni i sulmuesit kuqezi, shton “presionin” ndaj Sylvinho-s
Sport

2025 viti i Mehmetit, “fluturon” kartoni i sulmuesit kuqezi, shton “presionin” ndaj Sylvinho-s

01/01/2026
2025 viti i Mehmetit, “fluturon” kartoni i sulmuesit kuqezi, shton “presionin” ndaj Sylvinho-s
Sport

2025 viti i Mehmetit, “fluturon” kartoni i sulmuesit kuqezi, shton “presionin” ndaj Sylvinho-s

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Liroi kravatën kur Rama e bëri Ministër Drejtësie, Lamallari shpjegon reagimin

Liroi kravatën kur Rama e bëri Ministër Drejtësie, Lamallari shpjegon reagimin

01/01/2026
Belinda Balluku uron shqiptarët: Vit të paqtë, me ditë plot diell

Belinda Balluku uron shqiptarët: Vit të paqtë, me ditë plot diell

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al