• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohen molekula uji në Hënë

27/10/2020
Zbulohen molekula uji në Hënë

Për një kohë të gjatë Hëna konsiderohej si e thatë. Por shkencëtarët në provat e magmës, të sjella në Tokë prej astronautëve, zbuluan molekulat e ujit. Dy studime dëshmojnë tani, se me gjasë në Hënë ka më shumë ujë nga sa mendohej. Ka të dhëna si për molekula uji në sipërfaqen e Hënës, ashtu edhe në zona të saj, ku uji mund të jetë i konservuar në mënyrë të përhershme si akull, njoftojnë dy ekipe studiuesish në revistën “Nature Astronomy”.
Shkencëtarët janë duke hulumtuar „ujëvarat e ngrira”. Në studimin e parë shkencëtarët nën drejtimin e Casey Honniball nga Universiteti i Havait në Honolulu analizuan të dhënat nga stacioni hapësinor “Sofia”. Gjatë hulumtimit të kraterit Calvius në jug të Hënës ata gjetën gjurmë të molekulave të ujit. Këto mund të jenë kryesisht të konservuara në kristale ose në të çarat shkëmbore të Hënës, mendojnë studiuesit. Në përgjithësi mendohet, që molekulat e ujit janë të konservuara më shumë në zonat polare sesa në rajonet e tjera, që ndodhen në afërsi të ekuatorit të Hënës.
Në studimin e dytë një ekip shkencëtarësh nën drejtimin e Paul Hayne nga Universiteti i Colorados kanë hulumtuar krateret, të çarat shkëmbore si dhe sipërfaqet e vogla, në të cilat mund të ketë rezerva uji. Me të dhënat e sondës së NASA-s “Lunar Reconnaissance Orbiter” dhe modelet teorike ata kanë gjetur të ashtuquajturat „ujëvara të ngrira”, pra zona që ndodhen në hije, e ku në të ftohtit e vazhdueshëm mund të jetë konservuar uji. Ndër to janë krahas kratereve të krijuara prej goditjeve edhe zona, ku rrezet e diellit janë të mbuluara. Sipas këtij studimi në Hënë mund të ketë një sipërfaqe rreth 40.000 kilometra katrorë që ndodhet vazhdimisht në hije, kjo sipërfaqe është dy herë më e madhe nga sa mendohej deri më sot. Teorikisht në këtë zonë mund të ketë ujë të ngrirë. Shumica e këtyre rajoneve ndodhet në rajonet polare të këtij trupi qiellor, 60 përqind të kësaj sipërfaqeje studiuesit e lokalizojnë në hemisferën jugore.
“Nëse përfytyron se ndodhesh në sipërfaqen e Hënës në afërsi të një poli, do të shikoje hije ngado”, citohet Hayne në një njoftim të Universitetit të rij. „Shumë nga këto hije të vogla mund të jenë plot me akull.” Si shembull për zonat më të mëdha me ujë studiuesit përmendin kraterin Shackleton në polin jugor, që është mbi katër kilometra i thellë dhe ka një diametër prej mbi 20 kilometrash.
Uji i Hënës për raketat e Marsit
Se nga vjen uji në Hënë, kjo nuk është e qartë. Studiuesi francez i hapësirës Francis Rocard nga qendra kërkimore CNES mendon, se uji mund të ketë mbërritur në Hënë prej goditjeve nga asteroidet. Molekulat e ujit kanë depërtuar në brendësi të sipërfaqes së Hënës, duke mbetur atje „të burgosura përjetësisht”. Rezervat e ujit në Hënë do të ishin të rëndësishme për astronautët në misionet e ardhshme jo vetëm në satelitin e Tokës, por edhe në Mars. Nëse arrihet të përdoret uji në Hënë dhe ai mund të transportohej në mini-stacionin e planifikuar Lunar Gateway , atëherë misionet e tjera do të jenë shumë më të thjeshta dhe me kosto më të favorshme. Rocard tha, se mund të përdoren sonda, që ta marrin ujin nga Hëna e kësisoj me të mund të furnizohen raketat për në Mars.

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rishkroi historinë në Evropian, Briken Calja: I njëjti shpirt, i njëjti mision

Rishkroi historinë në Evropian, Briken Calja: I njëjti shpirt, i njëjti mision

23/04/2026
Debat në rrjet pas postimit të Reese Witherspoon për inteligjencën artificiale, reagon aktorja

Debat në rrjet pas postimit të Reese Witherspoon për inteligjencën artificiale, reagon aktorja

23/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al