• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bota po përballet me një rrezik edhe më të madh se Covid-19

29/10/2020
Bota po përballet me një rrezik edhe më të madh se Covid-19

Hondurasi u bë kombi i 50-të që ratifikoi Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore (TPNW).

Kjo shënon herën e parë që nga Hiroshima që posedimi i thjeshtë i armëve bërthamore do të konsiderohet krim sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse nuk është i detyrueshëm për kombet që nuk e nënshkruajnë atë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka aftësinë për të filluar një sulm bërthamor, pa kërkuar autorizimin e Kongresit, kabinetit, nënkryetarit e të tjerëve.

Është e vështirë të imagjinohet një shembull më i përsosur i rrezikut të çmendur me të cilin ne vazhdojmë të jetojmë për sa kohë që mbajmë arsenale masive të armëve bërthamore.

Studimet gjatë dekadës së fundit kanë treguar se edhe një luftë bërthamore e kufizuar, duke përfshirë më pak se një ose dy për qind të arsenalit bërthamor në botë, do të vriste dhjetëra miliona njerëz.

Edhe më keq, kjo do të shkaktonte krizë klimatike dhe urie në të gjithë botën duke vënë në rrezik miliarda njerëz dhe duke i dhënë fund civilizimit siç e njohim ne. Edhe para pandemisë Covid-19, rreziku i luftës bërthamore po rritej me një shpejtësi alarmante.

Ekspertët, si ish-sekretari i Mbrojtjes, William Perry, kanë paralajmëruar se ne jemi më afër luftës bërthamore sesa kemi qenë ndonjëherë.

Pra, edhe pse përballemi me pandeminë e koronavirusit, e cila ka vrarë mbi një milion njerëz në të gjithë botën, dhe ka shkaktuar krizë ekonomike, është e rëndësishme që të lëvizim sa më shpejt që të mundemi për të eliminuar armët bërthamore dhe kërcënimin e pashmangshëm, ekzistenciale që ato paraqesin.

Nëntë vendet që posedojnë armë bërthamore po lëvizin në drejtim të kundërt. Ato janë të angazhuara në plane masive për të “modernizuar” arsenalin e tyre bërthamor dhe për t’i ruajtur këto armë për dekadat e ardhshme, nëse nuk përdoren më parë.

Javën e shkuar, The New York Times raportoi se SHBA ndërmori një hap të paparashikuar për të bërë presion ndaj vendeve që janë bashkuar me Traktatin, për t’u tërhequr nga ai.

“Traktati i ri i Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimin e Armëve Bërthamore është një hap i rëndësishëm drejt delegjitimimit të luftës bërthamore si një rrezik i pranueshëm i civilizimit modern”, tha ish-sekretari Perry, i cili e ka mbështetur fuqimisht marrëveshjen.

Ndërsa traktati hyn në fuqi, nëntë fuqitë bërthamore nuk do të çarmatosen automatikisht. Por, kombet e tjera dhe shoqëria civile mund të përdorin marrëveshjen për t’iu bërë presion që të bëjnë ndryshime thelbësore në politikën e tyre bërthamore.

Traktati mund të përdoret për të stigmatizuar këto armë në mënyrë që ato të mos shihen më si simbole të statusit global dhe shtylla të sigurisë kombëtare, por më tepër si kërcënim për mbijetesën njerëzore që ato në të vërtetë janë.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

21/12/2025
Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin

Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al