Një kompani në Singapor ka prezantuar një test të ri për Covid-19, për të cilin pretendon se mund të japë rezultat në më pak se 1 minutë.
Breathonix, një ndërmarrje e re nga Universiteti Kombëtar i Singaporit, gjithashtu pretendon se testi i tyre ishte 90% efikas pas një studimi në 180 persona.
Kompania shpreson të marrë dritën e gjelbër nga autoritetet në fillim të vitit të ardhshëm në mënyrë që të fillojë përdorimi i testit për të diagnostikuar njerëzit me sëmundjen.
Breathonix aktualisht po zgjeron testimet në të gjithë Singaporin dhe shpreson të përmirësojë saktësinë e testit para se ta hedhë atë në treg në fillim të vitit të ardhshëm.
Studiuesit shpresojnë të rekrutojnë deri në 600 pacientë gjatë muajve të ardhshëm për të provuar produktin, i cili është ende në fazën testuese.