• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zv.ministrja e Shëndetësisë: Po përgatitemi për më të keqen, nuk e parashikojmë dot sa do shkojnë numrat

30/10/2020
Zv.ministrja e Shëndetësisë: Po përgatitemi për më të keqen, nuk e parashikojmë dot sa do shkojnë numrat

Me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë, rritet edhe shqetësimi se sa janë kapacitetet e sistemit shëndetësor në përballimin e situatës. Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë një interviste për Ora News, iu bën apel të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat, me qëllim që të mos çojmë vendin drejt situatës së kolapsimit të sistemit shëndetësor.

Rakacolli: Gjithë objektivi jonë është shmangia e ndonjë skenari kolapsimi. Mbi bazën e një shmagieje të tillë është ndërtuar gjithë strategjia jonë që nga fillimi i pandemisë. Njerëzit u shqetësuan për mbylljen që u bë në Mars. Po të mos ishte bërë ajo mbyllje, po të kishim pasur këto numra që në mars, sistemi jonë shëndetëor që nuk është i përgatitur për një pandemi që ndodh 1 herë në 100 vjet, ashtu siç nuk është i përgatitur në vendet e tjera të botës, natyrisht që do të kishim pësuar edhe ne të njëjtin fat si Italia.

Mbyllja në atë kohë na dha ne kohë që të përgatisnim sistemin tonë shëndetësor në përballimin e mëtejshëm të situatës. Askush nuk mund të parashikojë se sa do të shkojnë numrat dhe ky sistem shëndetësor që ne kemi ngritur do të mbajë. Por duke parë tendencat në rritje, jemi të bindur që po të zbatohen masat, me siguri që do të shmangim skenaret e kolapsimit.

Më tej ajo tregon se Ekspertët Teknikë, Ministria dhe gjithë instancat e tjera janë parapërgatitur për më të keqen.

Rakacolli: Tashmë janë shtuar ekipet e epidemiologëve që marrin testimet. Janë shtuar stafet nëpër spitale, qoftë në atë COVID-1 apo COVID-2, është gati stafi për spitalin COVID-3. Kemi bërë të gjitha planet tona nëse do duhet të përdorim edhe spitalin COVID-4. Kemi filluar me trajnime të stafit spitalor dhe sistemit parësor në të gjithë vendin. Ne e kemi thënë edhe herë të tjera, nëse në Tiranë do të mbushen kapacitetet, që shpresojmë të mos ndodhë, atëherë do të kalojmë me futjen në skenarë edhe të spitaleve rajonalë.

Related Posts

Spiropali: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!
Kryesore

Spiropali: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!

14/11/2026
Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë
Kryesore

Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë

14/11/2026
Berisha kërkon bashkëpunim me Veliajn kundër Ramës: Na ndihmo të rrëzojmë kryeministrin
Kryesore

Berisha kërkon bashkëpunim me Veliajn kundër Ramës: Na ndihmo të rrëzojmë kryeministrin

14/11/2026
Rama: Misioni ynë është i qartë, të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben
Kryesore

Rama: Misioni ynë është i qartë, të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben

14/11/2026
Fatmir Xhafaj kundër Ramës: Të mos përjashtohet Spiropali dhe Ndreca
Kryesore

Fatmir Xhafaj kundër Ramës: Të mos përjashtohet Spiropali dhe Ndreca

14/11/2026
Thellohet përplasja në PS, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit nga partia
Kryesore

Thellohet përplasja në PS, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit nga partia

14/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëria merr lajmin më të rëndësishëm, i shtrohet rruga drejt Europianit me ndryshimin e fundit – Balkanweb.com – News24

FOTO/ Superkompjuteri më i njohur i OPTA-s çudit me ndryshimin, Bjellorusi-Shqipëri nuk është si dje – Balkanweb.com – News24

15/11/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren

Tirana, 15 lojtarë të huaj dhe me dy shtetësi në organikë – Balkanweb.com – News24

15/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al