• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në Mal të Zi nuk pyesin për Covid, mijëra njerëz mbushin sheshin për të përcjell në banesën e fundit kryepeshkopin që ndërroi jetë nga koronavirusi (VIDEO)

01/11/2020
Në Mal të Zi nuk pyesin për Covid, mijëra njerëz mbushin sheshin për të përcjell në banesën e fundit kryepeshkopin që ndërroi jetë nga koronavirusi (VIDEO)

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, u varros të dielën në kriptën e Katedrales së Ringjalljes së Krishtit në Podgoricë. Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë të premten, më 30 Tetor, në Qendrën Klinike të Malit të Zi (KCCG) për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Në varrimin dhe liturgjinë disaorëshe morën pjesë patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, peshkopët e dioqezave të tjera të kishës, si dhe përfaqësues të kishave të tjera ortodokse. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të Kishës Katolike dhe Komunitetit fetar Islamik, zyrtarë shtetërorë, përfshirë kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beqiq, kryeministrin Zdravko Krivokapiq, përfaqësuesit e partive politike të shumicës së re parlamentare.

Po ashtu në varrim mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe udhëheqësi i Republikës Srpska, Millorad Dodik.

Patriarku Irinej iu drejtua të mbledhurve, duke thënë se mitropoliti Amfilohije la për amanet “dashurinë për Kosovën dhe Metohinë dhe rinovimin e kishës në Lovqen”.

Klerikët dhe qytetarët e pranishëm të dielën nuk i respektuan masat e Trupit Kombëtar të Koordinimit për Sëmundjet Infektive (NKT), ku për shkak të pandemisë së koronavirusit ndalohet mbledhja e më shumë se 100 personave, si qytetarët obligohen të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën fizike.

Por, masat kundër koronavirusit janë shkelur në mënyrë masive këto dy ditët e fundit.

Një numër shumë i vogël i priftërinjve dhe besimtarëve kishin maska, distanca fizike nuk respektohej, të pranishmit iu afruan arkivolit dhe puthën dorën e të ndjerit si dhe duke u kunguar me të njëjtën lugë.

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe Amfilohije ka qenë kreu i Metropolitatës në Malin e Zi në 30 vjetët e fundit.

Në Mal të Zi, vetëm gjatë ditës së shtunë u regjistruan 275 raste të reja me koronavirus dhe shtatë viktima.

Në total, që prej fillimit të pandemisë e deri më tani, Mali i Zi ka regjistruar 18,341 raste me koronavirus. Prej tyre, 301 pacientë kanë vdekur dhe 3,957 janë ende aktive.


Related Posts

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja

29/10/2026
Kryesore

Drejtoria e Burgjeve reagon për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

29/10/2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në Itali
Kryesore

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në Itali

29/10/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Pacienti bie nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë

29/10/2026
Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja

29/10/2026

Drejtoria e Burgjeve reagon për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al