• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sa do na duhet të jetojmë me “normalitetin e ri”?

01/11/2020

Duhet të themi që e gjithë bota është e sëmurë, nga Covid-19. Ky ka qenë një vit i vështirë për të parë miqtë dhe familjen, dasma të anuluara, fëmijë që mungonin në shkollë, liri të kufizuara karriera që përfunduan dhe fatkeqësisht, shumë jetë të humbura. Pra, kur mund të presim që të kthehemi në normalitet? A duhet vetëm të presim për ilaçin mrekullibërës që të kaluar këtë kohë?

“Ne mund të kthehemi në normalitet në verën e vitit të ardhshëm. Poor jo në noramitetin që kishim në vitin 2019. Për atë normalitet duhet të presim 5 vjet,” thotë Julian Hiscox, nga Universiteti i Liverpool.

Disa shkencëtarë besojnë se për të menaxhuar virusin, jeta jonë mund të ndryshojë përgjithmonë. Një vaksinë ose infeksione të shumta gjatë gjithë jetës mund të japin imunitet të mjaftueshëm për të ndaluar një virusin si vdekjeprurës, e duket se kjo gjë po ndodh edhe me Covid-19.

“Kjo gjë do të ndryshojë me kalimin e kohës.Problemi është ajo çfarë ndodh gjatë atyre kohëve. Unë nuk shoh një rrugë që nuk është e dhimbshme apo një mënyrë më të thjeshtë për të anashkaluar virusin,” thotë Mark Woolhouse, nga universiteti i Edinburgut.

Gjatë muajve të ardhshëm ne duhet ta kalojmë dimrin po me të njëjtin ankth. Dimri është “koha e festave” për infeksionet e frymëmarrjes, pasi kalojmë më shumë kohë në ambiente të mbyllura dhe temperaturat e ftohta ndihmojnë që viruset të mbijetojnë. Ndërkohë, virusi aktualisht po përhapet katër herë më shpejt dhe të gjithë shpresojnë për prabverën që nuk pati shumë ndikim në uljen e rasteve. Vaksinimi duhet të kishim filluar dhe të qetësohej disi gjendja.

“Unë mendoj se vera që kemi pasur siguron që rastet të zvogëlohen. Ne nuk jemi akoma në dimër, e kjo është ajo që të dëshpëron. Është e sigurt se do të shkojmë drejt një bllokimi tjetër,” thotë Christina Pagel, nga Universiteti “College” Londër.

Sidoqoftë, këtu ka paqartësi. Virusi ishte në gjendje të përhapet me lehtësi pranverën e kaluar dhe rastet, ndërsa pretendoheshin se do të mbeteshin të ulta, filluan të rriteshin përsëri gjatë verës.
“Një valë e tretë është sigurisht e mundur. Dhe nëse as vala e dytë dhe as ajo e tretë nuk janë aq të mëdha sa të shkaktojnë imunitet në tufë dhe nuk kemi një vaksinë, atëherë një valë e katërt është e mundur. Për mendimin tim asgjë nuk do të qetësohet për 3 muajt e ardhshëm,”thotë Woolhouse.
Vaksinat e para nuk ka gjasa të jenë perfekte.

Sipas ekspertëve është e rëndësishme të jemi realist se çfarë mund të arrijmë me një vaksinë vitin e ardhshëm. Ata shpjegojnë se vaksinat e shoqëruara me trajtime më të mira, janë një zgjidhje. Ka 11 vaksina në të gjithë botën që janë në fazat e fundit të testimit. Ne jemi duke pritur për rezultate për të kuptuar se sa efektive janë ato.

Vaksinat për sëmundjet e tjera ndryshojnë. Disa parandalojnë infeksionin, të tjerët thjesht e bëjnë sëmundjen më pak të rëndë dhe jo të gjithë përgjigjen në të njëjtën mënyrë. Hiscox është “mesatarisht optimist”. Sipas tij pjesa e parë e vaksinave do t’i mbajë disa njerëz larg spitalit, por nuk do të ndalojë infektimin e njerëzve dhe përhapjen e virusit. Dhe ai paralajmëron se disa nga njerëzit më të dobët nga Covid, si të moshuarit, mund të marrin një mbrojtje të vogël nga vaksina. Për Woolhouse, një vaksinë “do të ishte qartë ndryshimi i lojës”. Por historia e hulumtimeve mjekësore tregon se është “e pamenduar” të mbështetesh tek shkenca dhe për pak kohë.

“Normaliteti” do të marrë ende kohë. Ne tashmë jemi më afër normales sesa ishim në izolim e fillimit. Distanca shoqërore ka të ngjarë të vazhdojë edhe me një vaksinë vitin e ardhshëm, sipas Hiscox, por do të jetë “më pak e rreptë”. Por ai paralajmëron se kthimi në normalitet do të kërkojë një vaksinë që të ndalojë të gjithë njerëzit të preken nga Covid-19, qofshin ata të vjetër apo të rinj.

Sipas ekspertëve “Ekziston një” normalitet i ri Sipas këndvështrimit të tyre optimist, kjo do të thotë se ka imunitet të mjaftueshëm për të bërë të ulët shkallën e transmetimit, kështu që nuk ka asnjë “krizë”, por gjithsesi do të na duhet të mbajmë maska në fytyre, të jemi shumë të kujdesshëm me higjienën e duarve dhe distancën shoqërore.
Për Pagel, është “e mundur që Covid mund të bëhet si një grip vjetor, por më shumë njerëz do të jenë mirë se tani”.
“Kjo do ta bënte dimrin më të ashpër sesa jemi mësuar dhe do të grumbullonte presion mbi spitalet të cilat do të përballeshin në thelb me një “sezon të dyfishtë gripi”,”shprehet ekspertja.(BBC, gazeta “Si”)

Related Posts

Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Shpërthimi me dy të plagosur në Tepelenë, policia jep detaje të tjera

23/04/2026
Bashkia Memaliaj njofton fituesit e dy tenderave
Kryesore

Dëmtoi automjetin e një 27-vjeçari në Memaliaj, procedohet penalisht 66-vjeçari

23/04/2026
Lamallari e Hita “furtunë” në Policinë e Shtetit, firmosen 40 ndryshime në strukturë
Kryesore

Lamallari e Hita “furtunë” në Policinë e Shtetit, firmosen 40 ndryshime në strukturë

23/04/2026
Rama: Ushtria amerikane mund të kryejë operacione nga Shqipëria kundër Iranit
Kryesore

Rama: Ushtria amerikane mund të kryejë operacione nga Shqipëria kundër Iranit

23/04/2026
Ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur, shoqërohet i moshuari në Himarë
Kryesore

Ngacmoi seksualisht një shtetase të mitur, shoqërohet i moshuari në Himarë

23/04/2026
Aksident në tunelin e Llogarasë
Kryesore

Aksident në tunelin e Llogarasë

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Një muaj pas dasmës vjen lajmi i ëmbël, fituesi i ‘BBA’ do bëhet baba

23/04/2026
Tirana shpreson te çudia ndaj Egnatias, shifrat flasin të gjitha për rrogozhinasit

Tirana, mungesë golash dhe pasiguri në mbrojtje/ Shifrat zbulojnë problemin e sezonit

23/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al