Moderatorja Viola Spiro ka humbur babanë e saj për shkak të COVID-19. Mësohet se babai i Spiros ishte me kurim në Turqi mirëpo nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin pasi 63-vjeçari vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Rodolf Spiro ndërroi jetë dy ditë më parë në Turqi në moshën 63 vjeçare, ndërsa varrimi u be sot në mesditë. Babai i moderatores jetonte mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ndërsa së fundmi ishte transferuar në atdhe.