• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Parashikuesit e zgjedhjeve tregojnë se cili do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë

04/11/2020
Parashikuesit e zgjedhjeve tregojnë se cili do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë

Gara për Shtëpinë e Bardhë midis presidentit aktual, Donald Trump, dhe kandidatit demokrat, Joe Biden, është ende e ngushtë, por parashikuesit e zgjedhjeve e nxjerrin Bidenin favorit për të fituar.
Kompania e basteve Smarkets, me seli në Britaninë e Madhe, i jep Bidenit 78 për qind shanse për të dalë në krye, ndërsa PredictIt në Zelandën e Re parashikon shanse edhe më të mëdha për të: gati 80 për qind.
Rritja e shanseve të Bidenit vjen në kurriz të shanseve të Trumpit. Smarkets i jep presidentit aktual vetëm 21 për qind shanse për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë. Trump, para kohe, e ka shpallur veten fitues, por numërimi i votave që mund ta përcaktojnë rezultatin, vazhdon edhe në gjashtë shtete: Nevada, Xhorxhia, Miçigen, Karolinë e Veriut, Pensilvani dhe Uiskonsin.
Biden duhet t’i fitojë të paktën tri nga këto shtete për t’u zgjedhur president, ndërsa Trump duhet t’i fitojë së paku katër. Edhe përpara zgjedhjeve, Biden ka qenë në epërsi në sondazhet e opinionet në nivel kombëtar, por avantazhi i tij ka qenë më i vogël në shtetet e lëkundura, ku dy kandidatët kanë mbështetje të ngjashme në mesin e votuesve. Biden ka thënë se është i bindur se është “në rrugën e duhur” për të fituar, por ka bërë thirrje për durim derisa numërimi i votave vazhdon.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Pritet vendimi për Saimir Tahirin

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al