• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drejtuesja e LSI shfryn ndaj Ramës: Zuzar, ti i luteshe Ilir Metës dhe i kërkoje falje për çdo gjë

06/11/2020
Drejtuesja e LSI shfryn ndaj Ramës: Zuzar, ti i luteshe Ilir Metës dhe i kërkoje falje për çdo gjë

Drejtuesja e LSI në Qarkun e Durrësit, Elona Guri ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës kundër LSI.

Guri shprehet se në vitin 2013 Edi Rama lutej që të kishte në krah LSI dhe Ilir Metën, por tashmë do ta ketë vetëm përballë.

“Koha më e lavdërueshme e jotja është pikërisht 2013, kur i luteshe Ilir Metës dhe i kërkoje falje për çdo gjë.

Sot, megjithë dëshirën tënde të sëmurë për ta pasur LSI-në në krah e ke marrë përgjigjen dhe nuk do t’a kesh më.

Në krahun tënd, si sot tek plehrat do kesh arkitektët e plehrave asnjë tjetër!

Tani që zuzarët u bënë bashkë të gjithë qytetarët dhe atdhetarët do jenë bashkë”,- shprehet Elona Guri në një postim në Facebook.

Gjatë takimit të zhvilluar në Durrës, kryeministri Edi Rama sulmoi presidentin Ilir Meta, kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

“Luli është në një fazë që jo vetëm shkon në rrugë të gabuar por përton të fshehë edhe gjurmët e rrugës së gabuar.

Pastaj vjen Monika bashkë me Ilirin, e kanë kthyer vëmendjen nga Durrësi, flasin përçart si njëri ashtu edhe tjetri, flasin për një hakmarrje të madhe që nis këtu nga Durrësi.

Po Iliri ca do sjellë në Durrës? Europën? Problemi më i madh këtu është të ndihmojmë demokratët këtu se vërtet do votojnë për PD, por do kenë Monikën bashkë me Ilirin si peshqesh. Çfarë do të në Durrës Meta?

Se durrsakët dhe shqiptarët e kanë bërë edhe kryeministër edhe kryetar parlamenti dhe president? Çfarë kërkon? Mos do Vilën e Zogut që ta ketë edhe një vilë në majë të kodrës si ajo që ka buzë detit?

Çfarë kërkon më ndërkohë që e ka bërë institucionin e Presidencës destinacionin më qesharak të arsyes njerëzore, të vjen zor dhe keq, as armikut nuk i urohet ajo katandisje në atë gjendje. Ata që mendojnë se do votojnë LSI dhe do kapin PS ta harrojnë, mund të kapin Lulin por, s’ka më kthim pas.

Ne do shkojmë para me njerëzit dhe për njerëzit, si forca më e madhe për të qeverisur Shqipërinë në Durrës dhe kudo”,- tha Rama.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al