• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-së, kush është Joe Biden (Profil)

07/11/2020
Presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-së, kush është Joe Biden (Profil)

Mosha e tij e bën atë presidentin më të moshuar të Shteteve të Bashkuara në histori. Joe Biden, që ka shërbyer në administratën publike për gati gjysmë shekulli, kërkoi me ngulm të ishte pjesë e fushatës për të treguar vendosmërinë e tij në çuarjen përpara të gjërave dhe ia doli të bëhet president.

Pensilvania është shteti i tij, të cilin e zgjodhi edhe si fundin e etapës së fushatës zgjedhore. Me këtë shtet, Biden ruan lidhje të ngushta pavarësisht se votat e qytetarëve të tij ishin përcaktuese në fitoren e Donald Trump në vitin 2016.

Që prej fillimit të karrierës së tij si këshilltar në New Castle të Delaware, vetë Amerika ashtu si edhe Biden, kanë kaluar stade të rëndësishme politike. Nga zhvillimet ekonomike, Biden do të mbahet mend si personi që ka mbrojtur historikisht tregtinë e lirë.

Kulmi i karrierës së tij në këtë fushë do mund të konsiderohet viti 2009 ku në rolin e zëvendëspresidentit duhet të mbikëqyrte sistemin financiar në mënyrë që asnjë qindarkë e taksapaguesve amerikanë të mos shkonte dëm nga akti i ndihmës prej 800 miliardë dollarësh që u akordua nga administrata Obama.

Viti 1994 do të ishte një pikë e fortë për Biden në çështjet juridike dhe kriminalitetin, ku në cilësinë e kreut të komisionit juridik në Senat u bë nismëtar i reformës së re për institucionet penitenciare dhe programet për parandalimin e kriminalitetit në vend me një faturë prej afro 16 miliardë dollarësh që rezultoi e suksesshme.

Krimi në vend pas këtij akti u ul me 33 për qind. Për sa i takon marrëdhënieve me jashtë, Biden e sheh praninë e forcave amerikane në botë jo si një nismë për luftë, por e vetmja mënyrë për të garantuar paqen. E teksa Trump e vuri si qëllim më vete reduktimin e trupave në Siri, Irak dhe Afganistan, Biden e mbështet këtë lëvizje, por jo në shpërnguljen totale të forcave amerikane.

Presidenti i ri dëshiron që Amerika të jetë e pranishme gjithkund. Emigracioni nuk është i parapëlqyer as nga Biden. Gjatë kohës që ai shërbeu si zëvendëspresident në administratën “Obama”, ka përzënë më shumë se 3 milionë të huaj që jetonin në Amerikë në formë të paligjshme.

Cilat janë sfidat e presidentit të ri? Që në fushatë, por edhe primaret demokrate, Biden kërkoi të krijonte te njerëzit imazhin e komandantit dhe shefit në këtë kohë pandemie, duke formuluar rekomandime të sugjeruara nga ekspertët e ekonomisë dhe shëndetit publik. Në to, përfshihej këshilla e bërjes e sa më shumë testeve për koronavirus dhe bërjen e tyre falas. Të njëjtën gjë kërkoi edhe për koston e vaksinës, të mos merret asnjë qindarkë nga xhepat e taksapaguesve.

Tani është momenti të shohim se si bëhen realitet premtimet e një fushate. Biden ka shërbyer si zëvendëspresident, në administratën Obama, gjatë kalimit në senat të paketës për shëndetësinë e aksesueshme lehtë dhe kujdesi shëndetësor mbetet një ndër prioritetet kryesore jo pa shkak.

Çdo gjë, ka si burim tragjeditë familjare që ka kaluar; gruaja e tij e parë dhe vajza e sapolindur humbën jetën në një aksident me makinë në vitin 1972, ndërsa në 2015 i biri, Beau Biden ndërroi jetë nga kanceri në tru.

Kujdesi shëndetësor, do të pohonte ai më vonë në një dalje televizive, është një çështje “personale” për të. Përveç planit të njohur tanimë, “Obamacare”, ai këmbëngul edhe në planin e kujdesit shëndetësor për të gjithë që prek moshat madhore.

Një tjetër çështje për Joe Biden, president, është edhe besimi në vlerat bipartizane dhe meqë ka qenë anëtar i senatit për vite me radhë beson fort në shtrirjen e dorës bashkëpunuese në anën tjetër, ndonëse kjo nuk gjen mbështetje brenda partisë së tij.

Si një ish-pjesëtar i komitetit të çështjeve të jashtme në senat, ai ende flet me pasion të madh mbi forcimin e rolit kryesues të Amerikës në stadin botëror.(A2)

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Pritet vendimi për Saimir Tahirin
Kryesore

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson
Kryesore

Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson

29/10/2026
Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!
Kryesore

Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!

29/10/2026
Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali
Kryesore

Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali

29/10/2026
Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja

29/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Pritet vendimi për Saimir Tahirin

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al