• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia e Shtetit shpjegon ndalimin e Kastriot Islamit: Ofendoi patrullën, i quajti “zagarë e lëtyra të Ramës” dhe “dobiça të Rilindjes”. Kërcënoi me “hakmarrje pas 25 prillit”

15/11/2020
Policia e Shtetit shpjegon ndalimin e Kastriot Islamit: Ofendoi patrullën, i quajti “zagarë e lëtyra të Ramës” dhe “dobiça të Rilindjes”. Kërcënoi me “hakmarrje pas 25 prillit”

Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit ish-deputetit Kastriot Islami, i cili u kap pasi po lëvizte pa maskë.

Me një njoftim për mediat, Policia thotë se ish-deputeti ‘ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët’.

“Kastriot Islami është ndaluar nga patrulla e Përgjithshme si një kalimtar pa maskë. Ai menjëherë ka lëshuar ndaj punonjësve të policisë fjalë të ulëta, duke pretenduar se ai ishte një figurë publike që nuk mund të ndalohej prej tyre. Madje shtetasi i ka kërcënuar punonjësit e policisë, që “do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës’”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë! Nderkohe qe nje burim i gazetes “TemA” brenda policise ka zbardhur dhe me tej shfrimin dhe leshimin e gojes nga ana e ish deputetit te PD, Kastriot Islami.

Burimi brenda policise thote se Islami ka sulmuar policine dhe me fjalet “o lëtyrat e Rames, o dobiçat e Rilindjes”, duke kundershtuar madje dhe me force patrullen e policise!

Njoftimi i plotë:

Në mënyrë të përsëritur shtetasi Kastriot Islami është prononcuar publikisht me pretendimin që Policia e Shtetit e ka keqtrajtuar.

E vërteta është se ky shtetas ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët.

Kastriot Islami është ndaluar nga patrulla e Përgjithshme si një kalimtar pa maskë. Ai menjëherë ka lëshuar ndaj punonjësve të policisë fjalë të ulëta, duke pretenduar se ai ishte një figurë publike që nuk mund të ndalohej prej tyre. Madje shtetasi i ka kërcënuar punonjësit e policisë, që “do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës”!

Patrulla e policisë është detyruar ta shoqërojë atë në komisariat, ku janë kryer procedurat ligjore dhe i është komunikuar gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Duke hedhur poshtë akuzat e fabrikuara nga shtetasi Kastriot Islami për Policinë e Shtetit dhe shprehur keqardhjen për fjalorin e tij ndaj punonjësve tanë, gjejmë rastin të theksojmë se Policia e Shtetit nuk i shërben politikës por ligjit.

Related Posts

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet
Kryesore

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

16/08/2026
Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë
Kryesore

Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë

16/08/2026
Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam
Kryesore

Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam

16/08/2026
Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë
Kryesore

Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë

16/08/2026
Sherr i dhunshëm në Sarandë, dy të plagosur (Emrat)
Kryesore

Rrihet shefi i krimeve në Sarandë, ka dëmtime në trup dhe fytyrë

16/08/2026
Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik
Kryesore

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mitaj debuton me assist në Kupë, por befasinë e madhe e dhuron Lazio, i eliminon një ekip nga Serie B (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Mitaj debuton me assist në Kupë, por befasinë e madhe e dhuron Lazio, i eliminon një ekip nga Serie B (VIDEO)

17/08/2026
Mitaj debuton me assist në Kupë, por befasinë e madhe e dhuron Lazio, i eliminon një ekip nga Serie B (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Mitaj debuton me assist në Kupë, por befasinë e madhe e dhuron Lazio, i eliminon një ekip nga Serie B (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

17/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al