• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Biden: Shtëpia e Bardhë është treguar deri më tani e sinqertë

25/11/2020
Biden: Shtëpia e Bardhë është treguar deri më tani e sinqertë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka thënë se deri më tani Shtëpia e Bardhë ka qenë “e sinqertë”, në dhënien e ndihmës për tranzicion të pushtetit. “Nuk ka qenë ziliqare deri më tani dhe nuk e pres që të jetë”, ka thënë ai në një intervistë për rrjetin NBC News.
Biden ka konfirmuar se nuk ka folur ende me presidentin aktual, Donald Trump, mirëpo ka shtuar se nuk pret që mandati i tij të ndikohet nga vonesat në nisje të tranzicionit. “Është nisje e ngadalshme, mirëpo është nisje dhe kemi dy muaj tjetër, prandaj po ndihem mirë për mundësinë që të shpejtojmë procesin”, ka thënë ai.
Presidenti i zgjedhur amerikan ka bërë këto deklarata pasi ka bërë të ditur emrat e personave që do të mbajnë pozita kryesore në administratën e tij pasi të marrë detyrën më 20 janar.
Kë ka zgjedhur Biden?
Shumë nga zgjedhjet që ka bërë Biden janë kolegë nga administratat e ish-presidentit Barack Obama, ku presidenti, tashmë i zgjedhur, ka shërbyer si nën-president.
Teksa ka prezantuar të nominuarit e tij, Biden ka thënë se ekipi i tij “do të na bëjë krenarë që jemi amerikanë”.
Gjashtë përzgjedhjet kyçe të së martës janë:
Antony Blinken është nominuar si Sekretar Shteti – pozita më e rëndësishme në politikën e jashtme. Ai pritet të menaxhojë politikën e jashtëm të Bidenit që ka të bëjë me kthimin e lidhjeve me aleatët perëndimorë.
Ish-Sekretari i Shtetit, John Kerry do të drejtojë përpjekjet e administratës së ardhshme për të luftuar ndryshimet klimatike. Ai ka qenë nga një arkitektët e Marrëveshjes së Parisit për Klimën, nga e cila është tërhequr presidenti Trump
Avril Haines, ish zëvendës-drejtore e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), është nominuar si drejtorja e parë për Inteligjencë Kombëtare.
Alejandro Mayorkas është burri i parë latin që është nominuar për të shërbyer si Sekretar për Siguri Kombëtare.
Jake Sullivan është nominuar si Këshilltar për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka shërbyer si Këshilltar për Siguri Kombëtare i Bidenit, gjatë mandatit të dytë presidencial të Obamas.
Diplomatja Linda Thomas-Greenfield është nominuar si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Ajo ka shërbyer gjatë presidencës Obama, duke përfshirë pozitën si sekretare për çështjet afrikane gjatë periudhës 2013-2017.
Një zgjedhje e pritshme, por që është nuk është përmendur është ajo e pozitës së Sekretarit të Thesarit, që pritet ta zë Janet Yellen, e cila ka shërbyer si udhëheqëse e Rezervave Federale.
Presidenti aktual, Donald Trump është pajtuar për nisje të procesit të trazicionit të pushtetit ditën e hënë, pas gati tri javëve pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Megjithatë, ai refuzon që të pranojë humbjen, duke përsëritur pretendimet e paargumentauara se votimet e 3 nëntorit janë manipuluar.

Related Posts

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është marrë vendimi tashmë…

Është marrë vendimi tashmë…

18/07/2026
Dinamika e atentatit në Sarandë: Autorët erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë drejt 50-vjeçarit

Dinamika e atentatit në Sarandë: Autorët erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë drejt 50-vjeçarit

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al