• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse ikin shqiptarët në emigracion? Rama: Po grekët e portugezët pse ikin? Është problem i të gjithëve. S’bëhemi Gjermani as për 5 mandate

03/12/2020
Pse ikin shqiptarët në emigracion? Rama: Po grekët e portugezët pse ikin? Është problem i të gjithëve. S’bëhemi Gjermani as për 5 mandate

Kryeministri Edi Rama thotë se shqiptarët nuk janë të vetmit që largohen drejt vendeve të BE-së për arsye ekonomike.

I pyetur për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë, Rama tha se të njëjtin problem e kanë edhe shtete si Greqia, Portugalia apo Kroacia.

I vetmi ndryshim, sipas Ramës është që qytetarët e atyre vendeve nuk quhen azilantë, pasi lëvizin brenda një tregu të përbashkët.

Rama tha në “Ora News” se “balanca mes ikjeve dhe kthimeve do të kërkojë kohë për t’u ekuilibruar, derisa të kapërcehet hendeku i madh ekonomik mes shteteve.

“Po grekët pse ikin, po portugezët që problemin kryesor ka ikjen, pse ikin? S’kanë se si të jenë në listën e azilantëve se janë anëtarë të tregut të përbashkët.

Shqiptarët nuk shkojnë për arsye politike në Gjermani, por për arsye ekonomike. E dini sa kroatë janë regjistruar në zyrat e punës së Gjermanisë në 2018? 100 mijë.

Rreth 380 mijë shqiptarë nga viti 2011 deri në 2019 janë larguar nga vendi. Nuk janë 500 mijë apo 1 milionë. Ka edhe shifër të ardhjeve që janë më pak sigurisht.

Ka mjaft që kanë ardhur nga emigracioni këtu, sidomos pas krizës financiare. Çështja e demografisë dhe ikjes është madhore në rajon dhe nuk jemi rast flagrant.

Faji për këtë fenomen është një hendek si yni lidhur me vende si Gjermania, çka e bën objektivisht të pamundur që çfarëdolloj mrekullie që të besh, nuk e ndalo një të ri në periferi që të presë që gjërat të bëhen si në Gjermani, kur shansin e tij mund ta provojë atje.

Edhe në zgjedhjet për kryeministrin dhe presidenciale, debati kryesor në Kroaci është pse ikin. Ka një shifër të ikjeve, por ka edhe një shifër të ardhjeve.

Ka plot njerëz që kanë ardhur nga emigracioni këtu, sidomos në periudhën pas krizës finaciare.

Nuk është e frenueshme, është thjesht pjesë e një periudhe historike që nuk lidhet me individët, por me atë hendekun që ju thashë.

Balanca mes ikjeve dhe kthimeve do të kërkojë akoma kohë për t’u ekuilibruar”, u shpreh kryeministri Rama.

Sipas tij,. njerëzit kanë ikur, ikin dhe do të ikin, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk mund të bëhet Gjermani as për një, as për dy dhe madje as për 5 mandate.

“Emigracioni nuk është një problem shqiptar por shumë më i madh dhe më i përgjithshëm. Dhe këtë nuk e luan topi. Shqiptarët nuk do kenë nevojë e emigrimit as e kam thënë as nuk do e them kurrë. Nuk jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës. Lavdi Zotit. Njerëzit mund të ikin.

Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer, kthehen dhe do kthehen. Balanca mes ikjes dhe kthimeve do të kërkojë akoma kohë për tu ekuilibruar sado pak.

Është e paekuilibruar. Siç kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer kthehen dhe do të kthehen. Dhe ajo që ne duhet të bëjmë është ta bëjmë këtë vend më të mirë çdo ditë, çdo vit, brenda të gjitha atyre që janë të mundshme.

E pamundura, pra bërja e Shqipërisë vendi i dytë pasa Gjermanisë mund të bëhet me llafe por me fakte nuk bëhet dot.

Sot As për 1, as për 2, as për 3 mandate, as për 5 mandate Shqipëria nuk bëhet dot Gjermani”, deklaroi Rama!

Related Posts

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet
Kryesore

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

16/08/2026
Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë
Kryesore

Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë

16/08/2026
Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam
Kryesore

Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam

16/08/2026
Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë
Kryesore

Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë

16/08/2026
Sherr i dhunshëm në Sarandë, dy të plagosur (Emrat)
Kryesore

Rrihet shefi i krimeve në Sarandë, ka dëmtime në trup dhe fytyrë

16/08/2026
Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik
Kryesore

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore kundër Malit të Zi në muajin shtator

Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore kundër Malit të Zi në muajin shtator

16/08/2026
Reali mban hapin e Barçës, në Valencia i nderon Mbappe, Arbeloa: Është më i miri në botë, po ndjek CR7 (VIDEO)

Mbappe beson te Mourinho: Zgjedhja e duhur, ai di të fitojë

16/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al