• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Merkel optimiste në OKB për krizën e Covid-19

05/12/2020
Gjermania në mbyllje të pjesshme/ Merkel: Na pret një dimër i vështirë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mor me pandeminë Corona në një takim të veçantë. Në fillim, Sekretari i Përgjithshëm, António Guterres shprehu zhgënjimin e tij. Kancelarja Angela Merkel është më pak pesimiste.

Kancelarja Angela Merkel (CDU) foli me besim në Kombet e Bashkuara për luftën kundër pandemisë së Coronas. Përparimi në zhvillimin e vaksinave jep shpresë, tha Merkel përmes videos në seancën speciale për Coronan së Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York. Përkundër të gjitha vështirësive në këtë vit krize, kishte një dritë në fund të tunelit. Merkeli vlerësoi programin e OKB-së kundër sëmundjes Covid-19. Kjo do të krijojë një platformë globale për zhvillimin dhe shpërndarjen e medikamenteve, diagnostifikimit dhe vaksinave, tha ajo.
Programi – theksoi kancelarja – ka nevojë për mbështetje shtesë financiare. Në të njëjtën kohë, askush nuk duhet të harrojë se pandemia mund të kapërcehet përfundimisht vetëm kur të gjithë në botë kanë qasje në vaksinat efektive, theksoi kancelarja.
Pandemia gjithashtu qartëson rëndësinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). OBSH duhet të forcohet dhe në të ardhmen të jetë edhe më e aftë t’u përgjigjet kërcënimeve ndërkufitare për shëndetin. Gjermania është e përkushtuar për këtë, tha Merkel.
Guterres është i zhgënjyer
Programi i OKB-së, anti-Covid-19, “ACT Accelerator”, synon të sigurojë gatishmërinë më të shpejtë të mundshme të instrumenteve mjekësore diagnostikues, medikamenteve dhe vaksinave kundër COVID-19 në të gjithë botën, veçanërisht në vendet e varfra. Shumica e vendeve anëtare të OKB, përfshirë Gjermaninë, janë bashkuar që kur u themelua me “ACT Accelerator”. Projekti koordinohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Programit aktualisht i mungojnë rreth 23 miliardë euro.
Në fillim të takimit të posaçëm, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres bëri përgjegjëse për përhapjen e pandemisë shpërfilljen e rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Coronan. OBSH ofroi “fakte dhe udhëzime shkencore” që nga fillimi. Kjo mund të kishte qenë baza për bashkëpunimin global në luftën kundër virusit. Fatkeqësisht, këto rekomandime nuk u ndoqën, u ankua kreu i Kombeve të Bashkuara, shkruan Dw.

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Suksesi ndaj Tiranës, Bellai: Bravo skuadrës, treguam se jemi ekip i fortë

Vora, trajneri Bellai: I lumtur për ekipin, treguam se vlejmë

26/04/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Elita e futbollit rikthehet në mesjavë, ndryshim stadiumi për një ndeshje

RENDITJA PROVIZORE/ Java e çudirave! “Ligjin” e bëjnë skuadrat që luftojnë për mbijetesë, ja si ndryshon tabela pas 3 dueleve të luajtura

26/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al