• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Humbi zgjedhjet, dorëhiqet kryeministri pro-perëndimor i Rumanisë

07/12/2020
Humbi zgjedhjet, dorëhiqet kryeministri pro-perëndimor i Rumanisë

Kryeministri rumun pro-perëndimor, Ludovic Orban, ka thënë dorëheqje pasi Partia Liberale Kombëtare doli e dyta në zgjedhjet parlamentare në fundjavë, pavarësisht se parashikimet kanë qenë se do të mbetet në pushtet. Njoftimi i Orbanit më 7 dhjetor, ka ardhur pas rritjes më të madhe sesa është menduar të opozitës së majtë.
Me 96 për qind të votave të numëruara, Social-Demokratët, që kanë dominuar politikën rumune prej rënies së komunizmit kanë fituar 30 për qind të votave, derisa partia e Orbanit ka rreth 5 për qind më pak të votave.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë, Orban, qeveria e të cilit është kritikuar nga Social-Demokratët për menaxhim të pandemisë së koronavirusit, ka thënë se do të largohet duke e ditur se ka përmbushur detyrimet e tij.
Presidenti Klaus Iohannis pritet të zhvillojë konsultime me partitë që kanë fituar qasje në parlament për të emëruar kryeministrin e ri.
Megjithatë, Social-Demokratët do të kenë mungesë të aleatëve në parlamentin e ti dhe Iohannis – ish-lider i Partisë Liberale Kombëtare dhe kritik i ashpër i Social-Demokratëve – ka thënë se këta të fundit do të mbesin “jashtë procesit të vendimmarrjes politike” dhe Rumania do të ketë një qeveri të re të qendrës.
Iohannis ka thënë paraprakisht se nuk do të dëshironte që Social-Demokratët të ktheheshin në qeveri gjatë mandatit të tij, që skadon më 2024.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 33 për qind.
Rumania konsiderohet si një prej vendeve më të varfra në Bashkimin Evropian.
Miliona qytetarë rumunë janë zhvendosur jashtë këtij shteti viteve të fundit, në kërkim të një jete më të mirë.

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan dhe Juventus nuk “ndezin”, barazim pa gola në Serie A (VIDEO)

Milan dhe Juventus nuk “ndezin”, barazim pa gola në Serie A (VIDEO)

26/04/2026
Granit Xhaka gjen golin e parë, mesfushori protagonist sërish me Sunderland në Angli

Granit Xhaka si lider i Sunderland, pjesë e formacionit më të mirë

26/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al