• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ish-deputeti i PD-së paralajmëron Ramën: Kupa u mbush dhe s’po durojmë më, ik sa më parë na hap rrugën se jemi si arinjtë në gjumë që po u zgjuam të ruhesh. Do e kesh keq se po revoltohemi

12/12/2020
Ish-deputeti i PD-së paralajmëron Ramën: Kupa u mbush dhe s’po durojmë më, ik sa më parë na hap rrugën se jemi si arinjtë në gjumë që po u zgjuam të ruhesh. Do e kesh keq se po revoltohemi

Ish deputeti demokrat Klevis Balliu është shfaqur në një intervistë në News24, ku i kërkon kryeministrit Edi Rama të largohet sa më shpejt. Ai e paralajmëron se nëse nuk largohet, Partia Demokratike do të zgjohet sa më shpejt.

“Kupa u mbush dhe s’po durojmë më, ik sa më parë na hap rrugën se jemi si arinjtë në gjumë që po u zgjuam të ruhesh. Do e kesh keq se po revoltohemi”, thotë ndër të tjera Balliu.

“Pse Edi Rama është gati të gjakosë Shqipërinë dhe nuk largon Ardi Veliun? Pse Edi Rama është gati të lajë me gjak rininë shqiptare dhe mbron Ardi Veliun? Ky skemën e ka bërë gati dhe e ka bërë me Ardi Veliun. Është Ardi Veliu që ka punësuar militantët e partisë për vota elektorale në Policinë e Shtetit, prandaj nuk e lëshon dot.
A është dhunë kur i hidhet foshnjës gaz lotsjellës në shtëpi. A është dhunë kur i thyen zonjave këmbë e duar, a është dhunë kur merr gazetarët? Unë e quaj këtë dhunë, të më quash dhunë se djeg kazanët e plehrave…
Përse nuk ka para për rrogat, pensionet, për investime në arsim. Mirë që i bëjnë këtë, por dhe i dhunojnë dhe i vrasin. Nuk mund të pres asgjë tjetër nga një kryeministër i pafytyrë. Regjimi i Edi Ramës është një shartisje mes sistemit demokratik dhe diktatorial. Kemi një parlament fasadë, por bëjnë çfarë thotë partia. Dhe Maduro, e njëjta fasadë. Rama fshiu institucione, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë”, tha Balliu.

Ai deklaroi më tej se policia drejtohet nga militantë duke dhënë edhe emrat e dy drejtuesve. Sipas Balliut, të rinjtë nuk ka asgjë që i ndalë dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë zërin e tyre.

“Është po e njëjta polici që ka arrestuar njerëz se nuk paguanin 30 mijë lekëshin e dritave. Këta që vjedhin qindra miliona euro tek Unaza, tek PPP nuk i gjen asgjë.

Policia e Shtetit totalisht e papërgatitur, drejtohet nga militantë, siç është Gjovalin Lokaj, Albert Dervishaj dhe këta për këtë dhunë nuk mbajnë përgjegjësi. PD ka dërguar në Prokurori për dhunën tek Teatri, tek Unaza dhe këta nuk kanë lëvizur.

Të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi nuk ka polic, apo deklarata të Taulant Yaris apo Edi Ramës që i ndal. Ai bën mirë të dëgjojë zërin e qytetarëve, të distancohet dhe t’i hapë rrugë të rinjve e të rejave të Shqipërisë përballë një përshkallëzimi të mëtejshëm.

Aty ka njerëz të majtë, të djathtë, njerëz që nuk duan asnjë parti. opozita nuk është organizatore. Pyeteni Taulant Ballën, vajza e Niko Peleshit merr urdhra nga Lulzim Basha? Me kë është Niko Peleshi? Unë e di që është deputet i PS. Pse Edi Rama tenton të bëjë këto lojëra politike. Do të shfajësojë veten? Do të shtypë protestën.

Çdo qytetar shqiptar duhet t’i mbështesë e t’i mbrojë të rinjtë e të rejat.

Nuk ka pasur nevojë sepse i ka nxitur Shqipëria, shqiptarët. Sa deputetë të PS kanë reaguar kundër kësaj proteste. Keni parë që ka një heshtje masive. Ai është një njeri i vetmuar dhe i izoluar qoftë dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Shkoi në SHBA nuk dimë as kë takoi, as pse shkoi. Edi Rama do të largohet më 25 prill”, deklaroi Balliu.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al