Autoriteti shëndetësor i Meksikës, Cofepris, miratoi hedhjen në treg të vaksinës së zhvilluar nga laboratorët amerikan Pfizer dhe gjerman BioNTech kundër koronavirusit. Këtë lajm e ka konfirmuar sot nënsekretari i Shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell.
“Meksika është vendi i katërt, agjencia rregullatore e shëndetit të të cilës i ka dhënë dritën jeshile vaksinës së Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit”, theksoi Lopez-Gatell në një konferencë shtypi.
Britania e Madhe, Bahreini dhe Kanadaja janë tre shtetet që tashmë e kishin aprovuar këtë vaksinë.








