• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OKB jep alarmin: Bota duhet të shpallë emergjencë klimatike

12/12/2020
OKB jep alarmin: Bota duhet të shpallë emergjencë klimatike

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje çdo vendi në botë që të deklarojë një “gjendje të emergjencës klimatike”. Ai komentet i bëri gjatë një samiti online për të shënuar përvjetorin e pestë të marrëveshjes së Parisit për klimën. Gutteres i tha Samitit se një emergjencë globale duhet të mbetet në fuqi derisa të arrihet neutraliteti i karbonit dhe të mos lëshohen më gazra serë në atmosferë. Udhëheqës nga më shumë se 70 vende, por jo Shtetet e Bashkuara, morën pjesë në ngjarje dhe diskutuan planet ambicioze për të luftuar ngrohjen globale.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, premtoi më shumë se 600 milionë dollarë për të mbështetur përpjekjet globale për të luftuar ndryshimin e klimës, duke thënë se “të gjitha shtetet duhet të jenë në gjendje të financojnë investimet e nevojshme për mbrojtjen e klimës”. Presidenti kinez, Xi Jinping, tha se vendi i tij do të ulte emetimet me 65 për qind para vitit 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2005. Marrëveshja e Parisit, që u nënshkruar më 2015, i detyroi pjesëmarrësit të ndërmarrin hapa në përpjekje për të kufizuar ngritjen e temperaturës globale në më pak se 2 gradë Celsius.
Sidoqoftë, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar që temperatura e Tokës pritet të rritet më shumë se 3 gradë këtë shekull. Shtetet e Bashkuara, të cilat lëshojnë rreth 15 për qind të gazrave serë, u bënë vendi i parë që la marrëveshjen. Administrata e presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump, u tërhoq në nëntor. Masa erdhi tre vjet pasi Trump njoftoi planet e tij për të lënë marrëveshjen. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, më 12 dhjetor tha se Shtetet e Bashkuara do të jenë sërish pjesë e marrëveshjes.
“Unë menjëherë do të filloj të punoj me homologët e mi në të gjithë botën për të bërë gjithçka që mundemi, duke përfshirë edhe thirrjen e liderëve të ekonomive kryesore për një samit të klimës brenda 100 ditëve të para në detyrë“, tha Biden. Në vërejtjet e tij në samit, Guterres e quajti zotimin e Biden për t’u kthyer në marrëveshjen e Parisit “një sinjal shumë i rëndësishëm”./ REL
 
Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al