• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lavrov: Qesharake të lexosh se shteti rus është përfshirë në helmimin e Navalnyt

16/12/2020
Lavrov: Qesharake të lexosh se shteti rus është përfshirë në helmimin e Navalnyt

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka hedhur poshtë hetimet e përbashkëta në mes të grupit hulumtues Bellingcat dhe disa mediave tjera, që tregojnë se helmimi i fundit i liderit opozitar, Aleksei Navalny është kryer nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë. “Të gjitha këto lajme janë qesharake për t’u lexuar. Mirëpo mënyra sesi janë duke u prezantuar tregon vetëm për një gjë: që partnerët tanë perëndimorë kanë mungesë të standardeve etike”, ka thënë Lavrov përgjatë një bisede në kryeqytetin kroat, Zagreb më 16 dhjetor.
Në muajin shtator, në disa laboratorë evropianë është vërtetuar se Navalny 44-vjeçar është helmuar pasi është sëmurë në një udhëtim nga Siberi në Moskë, në muajin gusht.
Ai më vonë është dërguar me aeroplan për trajtim në Berlin. Në një hulumtim të përbashkët të kryer nga Bellingcat dhe media tjera, të publikuar më 14 dhjetor, është thënë se ekspertët për armë kimike të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, kanë përcjellë Navalnyn për vite të tëra, duke përfshirë ditën kur është helmuar.
Duke cituar “të dhëna voluminoze në formë të të dhënave për telekomunikime dhe të atyre për udhëtime”, në hetimet e kryera nga mediat si Insider, Der Spiegel dhe CNN, është thënë se helmimi i Navalnyt në gusht të vitit 2020 duket se kanë qenë punë e menduar nga të paktën viti 2017.
 
 
Në hetime janë paraqitur emrat dhe fotografitë e njerëzve që dyshohet se kanë helmuar Navalnyn, duke thënë se kanë qenë specialistë në toksina dhe agjentë nervorë, duke përfshirë helmin e periudhës sovjetike, Noviçok, për të cilin shtetet evropiane kanë thënë se është përdorur kundër Navalnyt.
Në hetime nuk paraqitet ndonjë lidhje e drejtpërdrejtë në mes të Navalnyt dhe agjentëve. Moska ka mohuar përfshirjen në sulmin ndaj kritikut të Kremlinit.
Navalny e ka përsëritur disa herë se presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar sulmin ndaj tij. Lideri opozitar ka thënë se do të kthehet në Rusi pas të shërohet plotësisht në Gjermani.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

Derbi i takon Milanit, kuqezinjtë thyejnë Interin (VIDEO)

31/10/2026
VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

VIDEO/ Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al