Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden do të marrë vaksinën e koronavirusit javën e ardhshme, ndërsa autoritetet amerikane po përpiqen të konsolidojnë besimin e publikut tek ky mjet që pritet të frenojë pandeminë vdekjeprurëse.
Per sa i përket zv.presidentit Mike Pence, Shtëpia e Bardhë njoftom se ai do ta bëjë vaksinën të premten. Si Biden, ashtu edhe Pence do t’i bëjnë vaksinat publikisht, në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës.









