• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi/ Zbulohen arsyet e rezultatit pozitiv të testit për COVID-19 pasi ka kaluar infektimi

20/12/2020
Studimi/ Zbulohen arsyet e rezultatit pozitiv të testit për COVID-19 pasi ka kaluar infektimi

Tek disa njerëz testet e virusit Corona tregojnë rezultat pozitiv, megjithëse infektimi ka muaj që ka kaluar. Studiuesit besojnë se kanë gjetur një përgjigje për këtë.
Një shpjegim i mundur për shfaqjen e virusit në testet PCR edhe pasi infektimi me Corona ka kohë që ka kaluar vjen nga studiuesit amerikanë. Sipas agjencisë së lajmeve, dpa, në një studim të fundit grimca të imta të ADN-së së virusit në raste mjaft të rralla mund të zënë vend në ADN-në e njeriut.
Si rezultat testi vazhdon të tregojë infektim, megjithëse viruset prej kohësh janë larguar nga trupi, raportojnë studiuesit. Rezultatet e  studimit të publikuar paraprakisht ende presin vlerësimin e pavarur të studiuesve të tjerë. Viruse të plotë, që mund të shkaktojnë një sëmundje të re apo që mund të infektojnë njerëz të tjerë, nuk mund të krijohen më si pasojë e kalimit në ADN, shkruajnë studiuesit.
Studiuesit që nuk shohin kalim të ARN-së në ADN
Për mjaft shkencëtarë studimi paraqet shumë interes nga ana shkencore, ata i vlerësojnë proceset e paraqitura si të besueshme, por nuk shohin ndonjë rëndësi të veçantë biologjike të proceseve të paraqitura. Joachim Denner, një studiues në Institutin Robert Koch në Berlin shprehet se „do të jetë megjithatë tërësisht e përjashtuar, që vaksina e ARN-së të transformohet e integrohet në ADN.”
Në kuadër të vaksinimit të pritshëm kundër Coronës është shprehur herë pas here një shqetësim i tillë. Studiuesit thonë, shkruan dpa, se integrimi i ADN-së së virusit në ADN-në njerëzore për shkaqe biologjike është i pamundur, sepse informacionet gjenetike janë të formave të ndryshme: tek virusi ato kanë formën e ARN-së, tek njeriu të ADN-së. Për shkak se molekulat kanë përbërje kimike të ndryshme, ato nuk mund të shkrihen me njëra-tjetrën. “Integrimi i ARN-së në ADN nuk është i mundur për shkak të strukturës kimike” ka shkruar edhe Instituti Paul-Ehrlich.
Paska shndërrim të ARN-së në ADN?
Por puna e studiuesve rreth Rudolf Jaenisch nga Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit në Cambridge tregon se me gjasë, në kushte mjaft ekstreme kjo është e mundur, dhe në raste shumë të veçanta ndodh edhe pas një infektimi të natyrshëm. Nga njëra anë, studiuesit gjetën në të dhënat e ADN-së të qelizave të njerëzve të infektuar, grimca të substancës gjenetike të virusit në ADN-në e njeriut. Nga ana tjetër ata provuan në eksperimente të kultivimit të qelizave, se qelizat në raste të rralla mund ta marrin ADN-në e virusit, nëse aktivizohen pjesëza të caktuara të ADN-së njerëzore. Kjo mund të ndodhë pas një infektimi për shembull. Përmes këtij aktivizimi ARN-ja e virusit shndërrohet në ADN dhe mund të ndërfutet në substancën gjenetike të njeriut.
„Nëse në diskutimin publik aktual do të vazhdojë të thuhet, se ARN-ja virale si ajo e virusit Sars-CoV-2 parimisht nuk kalon në genomin e ADN-së njerëzore, atëherë është vërtet e gabuar. Këtë e tregon studimi aktual”, tha Oliver Weichenrieder nga Instituti Max-Planck për Biologjinë e Zhvillimit në Tübingen.
Shndërrimi shenjë e mekanizmit mbrojtës të trupit
ARN-ja e transformuar dhe e futur në ADN mundet që më vonë të rikthehet sërish në ARN. Por “një ARN e tillë nuk është më infektuese dhe nuk mund të prodhojë më viruse.” Virologu David Baltomore nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni është shprehur, se për shkak se nuk krijohen më viruse të reja me gjasë “instalimi” i ADN-së së virusit biologjikisht është një udhë njëkalimshe.
Nuk dihet, nëse tek njeriu qelizat që e kanë marrë virusin qëndrojnë gjatë apo vdesin. “Ky punim le një sërë pyetjesh të hapura.” Nga pikëpamje evolucionuese „instalimi” i ARN-së së virusit është e mundur të jetë një mekanizëm mbrojtës i trupit, shkruajnë shkencëtarët amerikanë. Sistemi imunitar mund të reagojë ndaj substancës gjenetike të huaj dhe bëjë gati „armët” e tij mbrojtëse, që janë pastaj të gatshme në një rast infektimi me virus. /DW/

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kërkohet një pasues për Harry Kane, Bayern “peshkon” në Itali

Kërkohet një pasues për Harry Kane, Bayern “peshkon” në Itali

28/04/2026
Elbasani i “rrëmben” kreun Vllaznisë, Egnatia kualifikohet në FINAL4

Elbasani i “rrëmben” kreun Vllaznisë, Egnatia kualifikohet në FINAL4

28/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al