• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

12 raste të reja me Covid në Sarandë, 2 në Përmet, Memaliaj e Delvinë, 1 në Gjirokastër

26/12/2020

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 9 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 375 raste të reja si dhe 391 persona raportohet të jenë shënuar.

Deklarata e ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së Covid19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 1889 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 127 raste në Tiranë, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Kurbin, Dibër, nga 5 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 4 raste në Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Korçë, Tropojë, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Mat, Përmet, Delvinë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kamëz, Gjirokastër, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetare nga Përmeti, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (26 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 375
Të shëruar në 24 orë 391
Të shtruar në spitale 324
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1889

Testime totale 251,524
Raste pozitive 55,755
Raste të shëruara 31,181
Raste Aktive 23,431
Humbje jete 1143

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13195
Fier 1602
Shkodër 1345
Durrës 1271
Vlorë 1070
Korçë 960
Elbasan 892
Berat 880
Lezhë 877
Gjirokastër 510
Kukës 447
Dibër 382

Related Posts

Spiropali: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!
Kryesore

Spiropali: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!

14/11/2026
Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë
Kryesore

Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë

14/11/2026
Berisha kërkon bashkëpunim me Veliajn kundër Ramës: Na ndihmo të rrëzojmë kryeministrin
Kryesore

Berisha kërkon bashkëpunim me Veliajn kundër Ramës: Na ndihmo të rrëzojmë kryeministrin

14/11/2026
Balla: Kryetarët e bashkive duhet të jetojnë në komunitetet përkatëse, jo ta drejtojnë bashkinë nga Tirana
Lajme

Balla: Kryetarët e bashkive duhet të jetojnë në komunitetet përkatëse, jo ta drejtojnë bashkinë nga Tirana

14/11/2026
Rama: Misioni ynë është i qartë, të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben
Kryesore

Rama: Misioni ynë është i qartë, të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben

14/11/2026
Fatmir Xhafaj kundër Ramës: Të mos përjashtohet Spiropali dhe Ndreca
Kryesore

Fatmir Xhafaj kundër Ramës: Të mos përjashtohet Spiropali dhe Ndreca

14/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

LIVE/ Shqipëria dyfishon shifrat, kuqezinjtë shtrojnë “rrugën” drejt fitores VIDEO) – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Shqipëria dyfishon shifrat, kuqezinjtë shtrojnë “rrugën” drejt fitores VIDEO) – Balkanweb.com – News24

15/11/2026

VIDEO/ Manaj nderon Shqipërinë në pjesën e parë, vendos një gol ndaj Bjellorusisë – Balkanweb.com – News24

15/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al