Shpërndarjet e dozave të para të vaksinës antiCovid të Pfizer dhe BionTech në Bashkimin Europian janë vonuar në 8 shtete anëtare, si pasojë e një problemi në ruajtjen e vaksinave në temperatura shumë të ulëta gjatë procesit të transportimit të tyre. Kompania Pfizer ka siguruar se pavarësisht disa vonesave të vogla, çdo gjë është rregulluar dhe dozat do të vazhdojnë të shpërndahen.
27 dhjetori ishte caktuar data e fillimit të vaksinimit masiv në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Megjithatë shtete si Gjermania, Hungaria dhe Sllovakia e kanë nisur procedurën një ditë përpara datës së planifikuar nga blloku evropian.