• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SHBA vendos tarifa ndëshkuese për produktet e BE-së

01/01/2021
SHBA vendos tarifa ndëshkuese për produktet e BE-së

SHBA dhe Bashkimi Evropian kaherë janë në grindje rreth subvencioneve për industrinë e aviacionit. Për 16 vjet me radhë vazhdojnë mosmarrëveshjet. Tani SHBA po zgjeron tarifat ndëshkuese.
Në veçanti të prekura janë kompanitë që merren me prodhimin e pjesëve të avionëve nga Franca dhe Gjermania, por edhe prodhuesit e verës, konjakut dhe pijeve alkoolike të tjera nga këto shtete, bëri të ditur zyra e përfaqësuesit të tregtisë amerikane.
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) i ka lejuar Bashkimit Evropian në nëntor të vendosë tarifa ndëshkuese me vlerë katër miliardë dollarësh në vit për produktet e SHBA-së, për shkak të ndihmave të paligjshme shtetërore amerikane për prodhuesin e avionëve Boeing.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu morën dritën jeshile në 2019 për tarifa shtesë në importe me vlerë 7.5 miliardë dollarë për shkak të subvencioneve të paligjshme të BE për konkurrencën evropiane të Boeing Airbus. Prej asaj kohe janë vënë tarifa ndëshkuese për importet nga Evropa si vera, djathi dhe vaji i ullirit ose uiski skocez, si dhe një taksë prej 15 përqind për avionët Airbus.
SHBA mendojnë se po mashtrohen
Qeveria amerikane tani akuzon Brukselin për marrjen e vendimeve të padrejta në vendosjen e tarifave, prandaj mendon se duhet të përgjigjet me kundërmasa. Për shembull, thuhet se BE e bazoi vendimin e vet në tarifat ndëshkuese në vëllimin tregtar të 27 shteteve të BE-së, duke përjashtuar Britaninë e Madhe, e cila ka rezultuar në masa më të larta si hakmarrje kundër SHBA-së. “BE duhet të marrë masa për të përmirësuar këtë padrejtësi,” tha përfaqësuesi i tregtisë, cituar nga DW.
BE shpreson se pasardhësi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, demokrati Joe Biden, do të pranojë të flasë për një zgjidhje të mosmarrëveshjes që po po zgjatë prej vitit 2004, rreth financimit të shtetit për kompanitë Boeing dhe Airbus. BE dhe SHBA e akuzojnë njëra-tjetrën për mbështetje të paligjshme të prodhuesve të tyre të avionëve.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndeshja ndaj Teutës, tekniku i Partizanit: Bëjmë maksimumin

Ndeshja ndaj Teutës, tekniku i Partizanit: Bëjmë maksimumin

01/11/2026
Prishtina fiton si mysafire ndaj Llapi, Drita mposht pa vështirësi Vushtrrinë

Prishtina fiton si mysafire ndaj Llapi, Drita mposht pa vështirësi Vushtrrinë

01/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al