• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rita Lati nuk e duron dot maskën: Lyem dhe ngrefem kot, s’kam puthur dot njeri. Dua të çmendem se s’kemi dhe shumë kohë

02/01/2021
Rita Lati nuk e duron dot maskën: Lyem dhe ngrefem kot, s’kam puthur dot njeri. Dua të çmendem se s’kemi dhe shumë kohë

Aktorja Rita Lati ka dhënë urimet e saj në këtë vit të ri 2021 përmes emisionit Rudina.

Pikë së pari, aktorja e nis nga situata e pandemisë së Covid-19, që ishte dhe kryefjala e këtij viti që lamë pas, duke shprehur dëshirën që të marrë fund sa më shpejt.

Rita thotë se rregullat që imponon kjo pandemi e kanë privuar nga shumë gjëra dhe i kanë kufizuar mënyrën e jetesës.

“Jam shumë e lumtur që më jepet mundësia të bëj një urim special në këtë kohë kaq të trishtuar. Sepse ja për shembull, kjo gjëja këtu, kjo maska, edhe pse e kam bërë të bukur, ma shpifi.

Do të thotë që ky vit që vjen, e para gjë të më heqi këtë që ma nxiu jetën. Po s’më duken buzët e kuqe, lyhem kot unë tani edhe ngrefem kot unë tani kur nuk më shikon njeri. Kjo nuk më pëlqen fare.

E dyta, do të thosha sa më shumë pozitivitet, sa më shumë dashuri, se na i ka marrë puthjet ky viti që iku. S’kam puthur dot moj motër, Rudina më qa hallin, as Rozën s’jam ngopur ta përqafoj dhe ta puth, asnjeri!

Imagjino… që të na lërë të lirë të puthemi e të përqafohemi, të shtrëngohemi, dua muzikë, dua lokale, dua të mbledh shoqet, të çmendemi, të kërcejmë, të shijojmë.

Mos lakmojmë, mos shikojmë katin e 13-të që ka shumë, por shikojmë dhe katin e 3-të që ka pak më pak dhe janë të lumtur. Kjo është filozofia e jetës time, të shijoj atë që kam, të ndjehem mirë me atë që kam, të bëj buzët e kuqe, të rregullohe, të vë qerpikët, se tani jam me syzë, të ndjehem bukur, të ndjehem mirë, të jap pozitivitet, të kem afër njerëz që më duan, sepse kush nuk më do lëshon një kimi që Rita e ndjen edhe….

Dua dashuri, dua harmoni, dua veç të mira të jap kësaj bote dhe të më japi. Jam munduar shumë, kam arritur në këtë pikë që dua të shijoj çdo gjë, çdo grimcë të vogël, një buzëqeshje kur jepet me shpirt, këta desha të them, të tjerat ju i dini vetë.

Në këtë moshë që jam unë tani dhe disa nga shoqet e mia, mendoj që nuk ka shumë kohë për të thënë. Por të shijojmë, të ecim para, ta marrim me pozitivitet, me energji, me dashuri, të shijojmë çfarë kemi rreth e rrotull dhe të ndjehemi mirë me veten tonë, të kemi fëmijët mirë, gjithë të dashurit e zemrës mirë. Ju dua shumë”, është mesazhi i aktores Rita Lati.

Related Posts

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”
Paparazzi

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

25/12/2025
Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Nuk do mësohem me mungesën tënde
Paparazzi

Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Nuk do mësohem me mungesën tënde

25/12/2025
Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël për herë të tretë
Paparazzi

Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël për herë të tretë

25/12/2025
Justin Bieber rrëfen dhimbjen dhe shërimin në prag të Krishtlindjes: “Kam kaluar plagë që nuk duken në skenë”
Paparazzi

Justin Bieber rrëfen dhimbjen dhe shërimin në prag të Krishtlindjes: “Kam kaluar plagë që nuk duken në skenë”

25/12/2025
Celine Dion “transformohet” në një Grinch dhe këndon All by Myself
Paparazzi

Celine Dion “transformohet” në një Grinch dhe këndon All by Myself

25/12/2025
Loredana donte ndryshim ambienti, Borusia Dortmund nxjerr në shitje Adejemin
Paparazzi

Loredana donte ndryshim ambienti, Borusia Dortmund nxjerr në shitje Adejemin

25/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

25/12/2025
Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër

Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al