• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Udhëtimet, shqiptarët e pasur shpenzojnë gati një të dhjetën e buxhetit

05/01/2021
Udhëtimet, shqiptarët e pasur shpenzojnë gati një të dhjetën e buxhetit

Në shekullin ku jetojmë udhëtimet gjithnjë e më shumë po marrin dimensionin e argëtimit, më shumë se sa një domosdoshmëri për të kryer nevoja themelore të jetesës.

Në vijim të këtij trendi familjet e pasura shpenzojnë për udhëtime gati një të dhjetën e buxhetit të tyre dhe shumë me tepër se shtresat e tjera të popullsisë.

Sipas të dhënave të INSTAT familjet në 20 për qindëshin e sipërm me të ardhurat më të larta çuan 8 për qind të shpenzimeve totale më 2019 për shërbimet e transportit. Të pasurit shpenzojnë 4 herë më shumë se të varfrit për udhëtime dhe gati 60 për qind për qind më shumë se shtresa e mesme.

Familjet e varfra cojnë për shpenzime e transportit vetëm 2.2 për qind të buxhetit të tyre mujor, ndërsa kjo kategori shpenzimesh nis e rritet në nivelet me të larta te të ardhurave.

Për familjet me nivel të lartë jetese transporti është komponenti më i rëndësishëm i shpenzimeve pas konsumit të ushqimeve. Kjo kategori çon për ushqime 32 % të buxhetit, ndërsa shpenzimet e transportit vijnë të dytat me 8 për qind. Pas ushqimeve dhe transportit familjet me të ardhurat më të larta në vend shpenzojnë më shumë për restorante dhe hotele me 7,2 për qind të buxhetit të tyre mujor, dhe të njëjtën përqindje shpenzojnë edhe për mirëmbajtjen dhe faturat e shtëpisë.

Shqiptarët në përgjithësi përballen me kosto të larta të transportit, prej çmimeve të larta të biletave të linjave ajrore dhe çmimeve të larta të naftës.

Megjithatë familjet në nivelin e sipërm te të ardhurave kanë strukturë konsumi të ngjashme me të varfërit ku gati një e treta e buxhetit mujor shkon për konsumin e ushqimeve. Struktura e shpenzimeve mesatare e të familjeve tregon nivelin e ulët ekonomik të vendit, përderisa 42 për qind e buxhetit shkon për blerjen e u ushqimeve, ndryshe nga Europa ku familjet shpenzojnë mesatarisht 12 për qind te buxhetit e tyre për ushqimet.

Familjet në Europën e zhvilluar kanë një tepricë më të madhe buxhetore për t’ia dedikuar udhëtimeve, komoditetit në shtëpi dhe argëtimit. Në Europë transporti është grupi i dytë më i madh i shpenzimeve të familjeve me 13.2 për qind të totalit, pas shpenzimeve për mirëmbajtjen e shtëpisë që zënë rreth 24 % për totalit të shpenzimeve.

Në 2019, në njësitë familjare të përbëra nga një person i vetëm, grupi ushqim zë peshën më të madhe prej 44,8 %, krahasuar me tipet e tjera. Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të familjeve të përbëra nga tri ose më shumë të rritur pa dhe me fëmijë, përkatësisht 6,5 dhe 6,4 %. Në familjet e përbëra nga tri ose më shumë të rritur me dhe pa fëmijë në varësi pesha që zënë shpenzimet për arsim është më e lartë krahasuar me tipet e tjera./B.Hoxha/MONITOR

Related Posts

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026
Njihuni me Antigoni Kuron, sipërmarrësja nga Zagoria rrëfen platformën për skanimin e aplikacioneve (VIDEO)
Kryesore

Njihuni me Antigoni Kuron, sipërmarrësja nga Zagoria rrëfen platformën për skanimin e aplikacioneve (VIDEO)

19/05/2026
E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja pse Paul McCartney nuk bën foto me fansat e tij

Ja pse Paul McCartney nuk bën foto me fansat e tij

19/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al