• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ishim në hotel, kryem marrëdhënie me dëshirën e saj”/ Zbardhet dëshmia e Përparim Ademit: I thashë vetes se tradhtia ka vetëm një çmim

05/01/2021
“Ishim në hotel, kryem marrëdhënie me dëshirën e saj”/ Zbardhet dëshmia e Përparim Ademit: I thashë vetes se tradhtia ka vetëm një çmim

Është zbardhur dëshmia e Përparim Ademit pasi vrau Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin pas dyshimeve për tradhtinë e kësaj të fundit me një djalë të quajtur Besmir.

Autori 59-vjeçar kreu krimin më 31 Dhjetor 2020 dhe ka rrëfyer para policisë se kishte lidhje jashtëmartesore me dy motrat, por së fundmi ishte fokusuar tek Zhaneta sepse Kristina kishte një marrëdhënie me një person në Greqi, por as ajo nuk i shpëtoi plumbave të kallashnikovit.

Në dëshminë që ka publikuar emisioni Uniko, Përparim Ademi tha: “Me Zhanetën dhe me Kristinën kam pasur njohje që para 30 vitesh me të cilat kam pasur lidhje jashtë martesore. Unë kam dhe fëmijë me dy shtetaset. Unë kam punuar me këto dy shtetase në shtetin e Greqisë dhe Francës për disa vite. Rreth 3 vite më parë Kristina është martuar në shtetin e Greqisë. Unë kam vazhduar akoma lidhje me Zhanetën. Marrëdhënia midis meje dhe Zhanetës ka qenë e mirë deri disa ditë më parë kur unë kam dyshuar se Zhaneta kishte një lidhje intime me një shtetas me emrin Besmir.

Ky shtetas punonte në një fabrikë me Zhanetën. 5 ditë para ngjarjes unë kam vajtur për drekën e Krishtlindjeve tek shtëpia e tyre në Astir dhe nga Kristina dhe sidomos nga Zhaneta më është deklaruar se ishte hera e fundit që i takoja dhe se nuk kisha më punë në atë shtëpi dhe duhet të ndërprisja marrëdhëniet me to.

Jam larguar dhe deri një ditë para ngjarjes nuk kam pasur më kontakt dhe takim me asnjërën. Më datën 30.12.2020 në mëngjes kam vajtur poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e kam pritur nga ora 06:00 e mëngjesit kohë në të cilën ajo dilte për punë. Më pas nën kërcënimin e një thike e kam marrë me vete dhe e kam futur në makinën time Volksëagen Tiguan.

Nga aty e kam çuar në Krrabë nga rruga e vjetër e Elbasanit dhe atje kam ndaluar në një vend pranë lapidarit nja 500 metra më lart. Kemi biseduar dhe kam dashur ta detyrojë të kthehej me mua dhe të shkëputej nga ai person. Fillimisht mu duk sikur Zhaneta pranoi të rikthehej. I thashë të shkonim në një hotel pranë 21 dhjetorit dhe të flisnin aty.

Pasi kemi shkuar në hotel kemi kryer marrëdhënie me dëshirën e saj dhe pa përdorur dhunë  në asnjë moment. Pasi dolëm ajo zbriti pranë ish-parkut të autobusëve se donte të ecte në këmbë. Në darkë kur isha në shtëpi më ka marrë në telefon Kristina dhe Zhaneta duke më thënë që i kisha kërcënuar rrahur e përdhunuar Zhanetën. Për këtë arsye do më bënin denoncim dhe do më fusnin në burg. Më thanë se duhet ta lija të lirë Zhanetën të vazhdonte me atë djalin. Të nesërmen në mëngjes kam shkuar tek puseta e shtëpisë ku mbaja automatikun që e mbaja që nga ‘97.

Kam qëndruar duke menduar çfarë të bëja dhe në një moment e ndava mendjen duke i thënë vetes se tradhtia ka vetëm një çmim, vdekjen. E binda fort veten për këtë gjë. E pastrova armën me kujdes, e mbështolla me ca lecka dhe pastaj me një çantë, si dhe e mbusha e kisha gati.

Më pas mora në telefon nipin tim dhe e mora me vete, mora biçikletën me vete dhe vendosa çantën dhe shkuam në Astir deri tek shtëpia e Zhanetës. E mora nipin që t’i binte ziles se po të më shikonin mua nuk do ma hapnin derën. Pasi shkuam tek pallati i Zhanetës u ngjitëm në kat të tretë të dy bashkë me nipin dhe nxora armën nga çanta dhe i thashë nipit të trokiste derën. Sapo u hap dera doli Kristina dhe ka shtyrë derën me qëllim që ta mbyllte, por unë e shtyva me forcë dhe hyra brenda në korridor.

Sapo më panë me armë në dorë Zhaneta dhe Kristina filluan të ulërijnë me të madhe dhe më shtynë përpara që të më nxirrnin jashtë. Isha i tensionuar dhe qëllova në drejtim të të dyjave. Më pas u futa në sallon dhe u ula në divan dhe vendosa automatikun mes këmbëve dhe tytën poshtë mjekrës me qëllim që të vrisja veten, por arma nuk kishte më plumba. Pastaj dola nga banesa dhe jam nisur në drejtim të policisë për tu dorëzuar”.

Related Posts

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat
Lajme

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

02/01/2026
Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik
Kryesore

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik

02/01/2026
3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!
Kryesore

3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!

02/01/2026
Thirrje për ndihmë, humbet gruaja e moshuar në Vlorë
Lajme

Thirrje për ndihmë, humbet gruaja e moshuar në Vlorë

02/01/2026
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Kryesore

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

02/01/2026
Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit
Kryesore

Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit

02/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

03/01/2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al