• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

CNN zbardh prapaskenat e Trump për të vonuar numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor

09/01/2021
CNN zbardh prapaskenat e Trump për të vonuar numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor

Ndërsa turmat e qytetarëve pushtuan Kapitolin disa ditë më parë, Presidenti në largim i SHBA, Donald Trump dhe avokati i tij Rudy Giuliani, gabimisht i bënë thirrje senatorit Republikan, Mike Lee të vononte numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor.
Lajmin e ka konfirmuar për CNN një zëdhënës i senatorit, i cili tha se thirrjet nga Trump dhe avokati i tij ishin për një tjetër senator. Bëhet fjalë për senatorin Tommy Tuberville, një Republikan i sapo zgjedhur nga Alabama.
Përpjekja nga Trump për të bërë që Tuberville të vonojë çertifikimin e votave, i jepte kohë Presidentit në largim që mendonte lëvizjet, ndërsa një turmë mbështetësish të tij rrethuan ndërtesën e Kapitol.
Ndërsa Presidenti punoi për të bindur Tuberville të vonojë procesin, ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë bënë shumë pak për të kontrolluar nënkryetarin Mike Pence.
Trump telefonon gabimisht Lee
Trump së pari mori në telefonin personal Mike Lee, një republikan i Utah, pak pas orës 2 pasdite. Në atë kohë senatorët ishin evakuuar nga dhoma e Senatit dhe ishin në një dhomë të përkohshme mbajtjeje, ndërsa një turmë pro-Trump filloi mësymjen në Kapitol.
Lee mori telefonin dhe Trump identifikoi veten, dhe u bë e qartë se ai po kërkonte Tuberville dhe i ishte dhënë numri i gabuar. Lee, duke e mbajtur Presidentin në pritje, shkoi për të gjetur kolegun e tij dhe i dha Tuberville telefonin e tij, duke i thënë se Presidenti ishte në linjë dhe ishte përpjekur ta merrte atë.
Tuberville bisedoi me Trump për më pak se 10 minuta.  Presidenti u përpoq ta bindte atë për të bërë vërejtje shtesë për votimin e Kolegjit Zgjedhor në një përpjekje për të bllokuar çertifikimin e Kongresit për fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Më pas thirrja u ndërpre sepse senatorëve iu kërkua të lëviznin në një vend të sigurt.
Avokati i Trump tenton te telefonoje Lee
Telefonata e dytë për Lee erdhi në orën 7 pasdite nga Giuliani. Lee nuk iu përgjigj telefonatës kështu që kaloi në postën zanore. Zyra e Lee konfirmoi për CNN se posta zanore ishte e destinuar për Tuberville dhe mesazhi i lënë nga Giuliani ishte shumë i ngjashëm me atë që mori një tjetër senator i GOP pa emër.
“Senatori Tuberville? Apo duhet të them trajner Tuberville. Ky është Rudy Giuliani, avokati i Presidentit”, tha ai.
“Po ju telefonoj sepse unë dua të diskutoj me ju se si ata po përpiqen të përshpejtojnë këtë seancë dhe si kemi nevojë për ju, miqtë tanë Republikanë, që të përpiqemi ta ngadalësojmë atë”, tha Giuliani.
“Unë e di që ata do të mblidhen përsëri në 8 të mbrëmjes, por e vetmja strategji që ne mund të ndjekim është të kundërshtojmë shtetet e shumta dhe të ngremë çështje në mënyrë që ta çojmë këtë deri nesër”, vazhdoi avokati i Trump.
Tuberville u pa nga Trump dhe Giuliani si dikush që mund të ndihmonte më tej çështjen e tyre, pasi ai ishte në mesin e një grupi prej gjashtë senatorësh të GOP që votuan kundër votave elektorale të Arizonës.
CNN raportoi të Mërkurën se edhe pasi Kongresi u rimblodh atë natë pas trazirës, ​​Trump ishte ende duke u kërkuar senatorëve që të çojnë përpara protestën për certifikimin e Biden si President.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës

Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës

02/11/2026
Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit

Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit

02/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al