• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bujqësia/Rama: Ndryshimi është si nata me ditën, mbështetja e shtrirë nga A te Zh

26/01/2021
Rama garanton se uji është i pijshëm, gazetarja: A lahet Zaho me ujin e rubinetit? Rama: 2 herë në ditë, nuk e laj me ujë shiu.

Kryeministri Edi Rama foli në konferencën e sotme “Ekonomia në fokus” për sektorin e bujqësisë në vend dhe mbështetjen që i ka dhënë qeveria.
Në fjalën e tij para gazetarëve, Rama tha se para se të vinte në pushtet raporti eksport-import ishte 7 me 1, ndërsa tani ky raport është 3 me 1, ndërsa theksoi se mbështetja për këtë sektor do të rritet.

“Nëse e shohim sektorin me sytë e të ardhmes, nuk jemi aty ku duam, nëse e shohim me sytë e të shkuarës, ndryshimi është si nata me ditën. Ka shumë për të përmirësuar, por duhet të shkojmë përpara për të mos u ndalur, për të mos bërë mbrapa, sepse nuk ka kohë as për pushim, as për të ndryshuar rrugë. Kjo është rruga qartësisht e drejtë dhe faktet e shifrat flasin. Nuk ka formula magjike dhe e vetmja formulë për t’i bërë gjërat të ndryshojnë dhe për ta bërë ndryshimin të prekshëm për të gjithë është puna. Puna këmbëngulëse me durim.
Dua të përqendrohem në një rezultat, që besoj i shpjegon të gjitha. Kur ne kemi nisur këtë rrugë Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte 1, sa i përket prodhimeve bujqësore, ndërsa sot raporti është 3 me 1. Gjysma e asaj që importohej më parë është zëvendësuar me atë që prodhohet në vend. Kjo tregon se kemi një rritje të konsiderueshme të prodhimit në vend. Nga ana tjetër, nuk ka se si të jetë ndryshe, kur toka e punuar, që prodhon, është dyfishuar në sipërfaqe krahasuar me 7 vite më parë, si rezultat i investimeve masive që janë bërë për të çuar ujin atje, por si mbështetje edhe për të gjithë ata që punojnë tokën.
Sot, nëse shohim të gjithë elementet e mbështetjes, që qeveria garanton për njerëzit që punojnë tokën, mbështetja është e shtrirë nga A te Zh. Me dhënien e naftës falas për fermerët në sasinë e barabartë me çka atje paguanin për taksën e qarkullimit, për taksën e mjedisit dhe për akcizën brenda çmimit të naftës, faktikisht mbështetja është e strukturuar në të gjithë elementet e vet, njësoj si në vendet e BE. Mbështetja do vijë duke u rritur, por kjo rritje bazohet te mundësitë, dhe këto të fundit rriten me punë. Rritja e vendeve të punës cilësore, me paga më të mira, dhe rritja e pagave në tërësi, është vetëm rezultat i rritjes së mundësive”, tha Rama.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al