• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Biden flet me Putin, çfarë duhet të dini

27/01/2021
Biden flet me Putin, çfarë duhet të dini

Presidenti Joe Biden zhvilloi të martën telefonatën e parë që kur filloi mandatin me homologun e tij rus Vladimir Putin, duke ngritur shqetësime në lidhje me arrestimin e figurës së opozitës Alexei Navalny, përfshirjen e Moskës në një fushatë masive spiunazhi kibernetik dhe ndërhyrjen në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden shprehu gjithashtu mbështetjen e vendosur amerikane ndaj sovranitetit të Ukrainës dhe ngriti shqetësim mbi njoftimet për shpërblime të ofruara nga Moska në këmbim të vrasjes së ushtarëve amerikanë në Afganistan.
“Presidenti Biden e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë me vendosmëri në mbrojtje të interesave të tyre kombëtarë në përgjigje të veprimeve nga Rusia që na dëmtojnë ne ose aleatët tanë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Të dy presidentët ranë dakord të mbajnë një komunikim transparent dhe të qëndrueshëm në vazhdim.
Zoti Biden ka ndërmarrë hapa për një distancim të menjëhershëm nga retorika e ngrohtë që shfaqte shpesh ndaj Presidentit Putinit, paraardhësi i tij, Donald Trump.
Por presidenti i ri u përpoq gjithashtu që të lërë hapësirë për diplomaci, duke shprehur gatishmërinë për të zgjatur afatin e traktatit të ri START për pesë vjet para se të skadojë në fillim të muajit tjetër dhe mundësinë e bisedimeve për stabilitetin strategjik mbi një gamë masash të kontrollit të armëve dhe çështjeve të tjera të sigurisë.
Ndryshe nga paraardhësit e tij, zoti Biden nuk është mbështetur tek shpresa për një “rifillim” në marrëdhëniet me Rusinë, por ka treguar se do t’i menaxhojë mosmarrëveshjet me ish-kundërshtaren e Luftës së Ftohtë, pa i zgjidhur domosdoshmërisht ato ose përmirësuar lidhjet.
Dhe me një axhendë të ngarkuar të brendshme dhe vendime që do t’i duhet të marrë së shpejti për Iranin dhe Kinën, ai nuk do të preferonte një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.
Sipas zyrtarëve, ishte Moska që sugjeroi telefonatën javën e kaluar dhe zoti Biden ra dakord, por donte fillimisht të përgatitej me stafin e tij dhe të fliste me aleatët evropianë, përfshirë udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.
Dhe të martën para telefonatës me zoti Putin, nënpresidenti Biden bidedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, duke premtuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës së krijuar dekada të shkuara si një mbrojtje kundër agresionit rus.
Presidenti Biden i tha Presidentit Putinit se administrata e tij ishte duke analizuar depërtimin kibernetik tek kompania SolarWinds dhe njoftimet se Rusia u kishte ofruar shpërblime talebanëve për të vrarë trupat amerikane në Afganistan. Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbrojnë veten dhe do të marrin masa, të cilat mund të përfshijnë sanksione të mëtejshme, për të garantuar që Moska të mos veprojë pa u ndëshkuar, sipas zyrtarëve të administratës.
Telefonata vjen ndërsa zoti Putin analizon pasojat e protestave pro-Navalny-t që u zhvilluan në më shumë se 100 qytete ruse gjatë fundjavës. Shtëpia e Bardhë ka reaguar ashpër ndaj shtypjes së protestave, në të cilat më shumë se 3,700 vetë u arrestuan në të gjithë Rusinë, përfshirë më shumë se 1,400 në Moskë. Protesta të tjera janë planifikuar për fundjavën e ardhshme.
Navalny, figura kryesore e opozitës ruse dhe kritiku më i ashpër i presidentit Putin, u arrestua më 17 janar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ishte për pothuajse pesë muaj duke u rikuperuar pas helmimit me agjent nervor, për të cilin fajëson Kremlinin.
Autoritetet ruse i mohojnë akuzat./VOA

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe

27/07/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al