• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Covid-19/Merkel: Nuk jemi ende në atë pikë që të hapim shkollat dhe kopshtet

30/01/2021
Angela Merkel: Jam krenare për themeluesit e BioNTech, Gjermania po përgatitet për vaksinimin e qytetarëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e sheh si “punë të jashtëzakonshme” për familjet kohën e pandemisë. Ajo lutet për durim, ndërkohë që pediatrit paralajmërojnë me ngulm nga pasojat e lockdownit në Gjermani.
“Nuk jemi ende në atë pikë që të hapim shkollat dhe kopshtet”, tha kancelarja Merkel në mesazhin e saj javor në videopodcast. “Sa më me konsekuencë të veprojmë tani, të heqim dorë nga kontaktet, aty ku është e pashmangshme të mbajmë distancë, të respektojmë rregullat e higjienës e të vemë maskën, aq më shpejt kjo do të jetë e mundur”. Vërtet që shifrat e infektimeve, po bien, sipas Merkelit, por në të njëjtën kohë ka një rrezik real nga mutacionet shumë infektuese të Coronës. “Prandaj duhet që në rrugën tonë në javët e ardhshme të jemi të kujdesshëm dhe të veprojmë me maturi.”
Askush nuk e nënvlerëson
“Ne bëjmë gjithçka që të mund të hapim të parat kopshtet dhe shkollat, me qëllim që t’u japim fëmijëve një pjesë të përditshmërisë së tyre të zakonshme dhe të lehtësojmë familjet.” Merkel theksoi se „është një punë tejet e jashtëzakonshme” për nënat e baballarët, që të kujdesen e bëjnë detyrat bashkë me fëmijët e shkollave fillore, apo të kujdesen krahas punës për fëmijët që duhet të shkonin në kopsht.
“Ne në qeverinë gjermane jemi shumë të vetëdijshëm, se sa e vështirë është përditshmëria për prindërit dhe fëmijët. Këtë nuk e nënvlerëson askush nga ne”.
“Që tani mjekët dhe psikoterapistët njoftojnë për rritje masive të rasteve të  ndryshme patologjike të fëmijëve“, u shpreh kreu i Shoqatës Gjermane të Mjekëve të Sigurimit Ligjor, KBV, Andreas Gassen. Kërkohet që të hapen shkollat sa më shpejt të jetë e mundur, ndryshe shkatërrohen shanset e arsimit në të ardhmen, u shpreh Gassen për gazetën “Rheinische Post“.
Në shkolla vërtet që nxënësit janë bashkë, por ata nuk kanë rënë në sy si “katalizatorë të infektimeve.“ Drejtori i Klinikës së Vestfalisë për Fëmijët, Dominik Schneider është i shqetësuar për rastet e problemeve psikike dhe trupore tek fëmijët nga pandemia e Coronës. Në të gjitha shtresat e shoqërisë janë shtuar rastet e problemeve dhe sëmundjeve, tha Schneider në radion gjermane, “Deutschlandfunk“. Si shembuj ai përmendi gjendjen depresive, probleme me ushqyerjen, rritjen e peshës apo sjellje patologjike./DW

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe

27/07/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al