Portieri i Ajax, Andre Onana është dënuar me 12 muaj pezullim për shkak dopingu jashtë konkurrencës, me klubin që pretendon se numri një i tij mori aksidentalisht ilaçe të përshkruara për gruan e tij. Gjigantët e Eredivisie zbuluan se kamerunasi ndërkombëtar është pezulluar nga UEFA pasi konstatoi substancën e ndaluar Furosemide në urinën e tij, referuar testit anti doping në tetor 2020. Ky pezullimi bëhet efektiv nga 5 shkurti dhe zbatohet për të gjitha aktivitetet e futbollit. Një deklaratë në faqen e internetit të Ajax thotë:
“Në mëngjesin e 30 tetorit, Onana nuk ndihej mirë. Ai donte të pinte një pilulë për të qetësuar disi sikletin. Sidoqoftë, pa e ditur, ai mori Lasimac, një ilaç që gruaja e tij e kishte përdorur më parë. Sidoqoftë, UEFA beson se, në bazë të rregullave të zbatueshme anti-doping, një sportist e ka për detyrë në çdo kohë të sigurojë që asnjë substancë e ndaluar të mos hyjë në trupin e tij”. Klubi Hollandez, aktualisht shtatë pikë larg në majë të Eredivisie, konfirmoi se do ta apelojnë dënimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).








