• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Profesori i sëmundjeve infektive: Me COVID-in do të duhet të përballemi për disa vite

06/02/2021
Profesori i sëmundjeve infektive: Me COVID-in do të duhet të përballemi për disa vite

Në pamje të parë, lajmet për vaksinën e koronavirusit të Janssen Pharmaceuticals ishin zhgënjyese. Më 29 janar, kompania, një divizion i gjigantit farmaceutik Johnson & Johnson, njoftoi se vaksina e tij ishte 66% efektive ndaj rasteve të moderuara deri të rënda të COVID-19.
Është një rezultat i dobët krahasuar me nivelin 95% të efektivitetit që Pfizer-BioNTech kishte njoftuar për vaksinën e saj, ose 94% të Modernës.  Më zhgënjyese ishin të dhënat nga Afrika e Jugut, ku një variant i ri i koronavirusit vdekjeprurës është përhapur gjerësisht. Atje vaksina ishte vetëm 57% efektive.
Varianti i Afrikës së Jugut është përhapur në dhjetra vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.  Por këto shifra për efektivitetin fshehin një aspekt të rëndësishëm: Vaksina ishte shumë e efektshme kundër rasteve më serioze.
“Asnjë afrikano-jugor nuk përfundoi në spital. Asnjë afrikano-jugpor që mori vaksinën nuk vdiq”, tha drejtori për zhvillimin dhe studimet i kompanisë Janssen, Mathai Mammen në një telefonatë me gazetarët.  Lajmi tërheqës ishte se vaksina ishte 85% efektive kundër të gjitha formave të rënda të sëmundjes në të gjitha vendet e studimit, në Afrikën e Jugut, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.
“Nëse vaksinat mund të parandalojnë të sëmururit rëndë dhe vdekjen, kjo e ndryshon rrënjësisht ekuacionin”, tha Jennifer Nuzzo, një studiuese në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.  Shndërrimi i COVID-19 nga një sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse në një të ftohtë e “ndryshon përllogaritjen tonë se sa kërcënim paraqet virusi”, tha ajo.  Jeta mund të fillojë t’i kthehet normalitetit. Edhe me shfaqjen e varianteve të reja, tha zonja Nuzzo, “unë mendoj se vaksinat, së bashku me masat [maskat dhe distancimi fizik] që po përdorim, funksionojnë mjaft mirë për të më bërë mjaft shpresëdhënëse se po hyjmë në rrugën e normalitetit.”
Një virus që ndryshon formë  Kjo nuk do të thotë që variantet e reja që shfaqen në Afrikën e Jugut, Brazil, Britani dhe gjetkë nuk janë arsye për t’u shqetësuar.  Veçanërisht shqetësuese janë ata me disa mutacione specifike që e bëjnë më të lehtë për virusin të futet në qeliza.
Vaksinat dhe ilaçet e antitrupave synojnë të godasin proteinën që e bën këtë të mundur. Edhe imunuteti i trupit bën të njëjtën gjë. Ndryshimet në formën e proteinave mund t’i bëjnë të gjitha këto mbrojtje më pak efektive.  Varianti i Afrikës së Jugut duket të jetë veçanërisht problematik. Në një eksperiment në epruvetë, studiuesit studiuan antitrupa nga njerëzit që më parë e kishin marrë veten nga një infeksion me variantin origjinal të koronavirusit. Ata zbuluan se antitrupat e këtyre pacientëve ishin midis 11 dhe 33 herë më pak të fuqishme kundër variantit të Afrikës së Jugut.
Kjo mund të nënkuptojë se varianti i Afrikës së Jugut mund të ri-infektojë njerëzit që kanë pasur një herë COVID-19, megjithëse kjo nuk është provuar ende. Kjo do ta bënte më të vështirë arritjen në pikën ku mjaft njerëz të kenë mbrojtje nga virusi për të ngadalësuar përhapjen e tij, një gjendje e njohur si imuniteti i turmës.
Megjithatë vaksinat funksionojnë.  Si Pfizer-BioNTech ashtu edhe Moderna zbuluan se në një epruvetë, vaksinat e tyre ishin pak më pak të fuqishme kundër variantit të Afrikës së Jugut sesa ndaj virusit origjinal. Megjithatë ato janë mjaftueshëm të forta për të mbrojtur pacientin.  “Është shqetësuese, [por] nuk mendoj se do të zhduket efikasiteti”, tha Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Ndërkombëtare të Vaksinave të Universitetit Johns Hopkins, William Moss.
Edhe nëse vaksinat janë më pak efektive ndaj parandalimit të infeksionit, gjasat janë që ato e dobësojnë atë duke e kthyer në një sëmundje më të lehtë.
Kjo është ajo që ndodh me vaksinat e gripit, vuri në dukje Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetit Francis Collins gjatë një telefonate me gazetarët. Vaksinat janë vetëm 60% efektive në një vit të mirë, por njerëzit që e marrin atë kanë prirjen të kenë raste më të lehta.
“Edhe nëse prekesh nga sëmundja, është gjë e mirë ta bësh vaksinën,” tha ai.
Një paralajmërim  Megjithëse shkencëtarët shprehin një optimizëm të përmbajtur se vaksinat ekzistuese funksionojnë, variantet janë një paralajmërim, thonë ata.
“Sa më gjatë që lejohet të qarkullojë ky virus, aq më shumë mundësi ka që të ndodhin mutacione,” tha zonja Nuzzo.  Mutacione të tjera mund të dobësojnë më tej vaksinat.
“Duhet të ulim numrin e njerëzve që kanë virusin.”  Përshpejtimi i vaksinimit do të ndihmojë. Por masat që kanë qenë në fuqi 10 muajt e fundit janë ende të rëndësishme, tha ajo, “Mbani maskë. Shmangni grumbullimet e mëdha në ambjente të brendshme. Praktikoni distancimin fizik. Lani duart”.  Ndërkohë, prodhuesit e vaksinave po punojnë për modifikimin e produkteve të tyre për t’u përshtatur me variantet e reja. Përparimet në teknologjinë e vaksinave e kanë bërë këtë më të lehtë se kurrë.  Pyetja tjetër është se si rregullatorët të garantojnë që modifikimet të jenë të sigurta dhe efektive.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) thotë se po harton udhëzime për prodhuesit se cilat të dhëna të mbledhin dhe si ta bëjnë një gjë të tillë me shpejtësi.  “Agjencia jonë ka përvojë me evoluimin e sëmundjeve infektive”, tha në një deklaratë të enjten Komisionerja e FDA-së Janet Woodcock.  Ajo vuri në dukje se FDA-ja ka procedura për të përshtatur vaksinat e gripit çdo vit.  Megjithatë ajo shtoi se ndryshimet nuk janë ende të nevojshme.
“Që të jemi të qartë”, tha zonja Woodcock, “informacioni i disponueshëm sugjeron që vaksinat e autorizuara janë efektive në mbrojtjen e publikut amerikan kundër varianteve të COVID-19 që qarkullojnë aktualisht”.
Vaksinë e përvitshme për COVID-in?  Ashtu siç ndryshon virusi i gripit dhe vaksinat e gripit duhet të ndryshojnë çdo vit, variantet e koronavirusit të bëjnë të mendosh se COVID-19 ka të ngjarë të ketë të njëjtat karakteristika.  Pra, ky raund vaksinimi ndoshta nuk nënkupton fundin e koronavirusit.
“Ekziston supozimi i rremë se sapo të vaksinoheni, virusi i COVID-it do të zhduket”, thotë profesori i sëmundjeve infektive të Universitetit Vanderbilt, William Schaffner.
“Nuk është e vërtetë. Virusi i COVID-it do të qëndrojë. Do të na duhet të përballemi me të për vite me radhë”.  Kjo mund të nënkuptojë një vaksinë të përvitshme ndaj koronavirusit.
“Në një krah vaksina për gripin, në tjetrin për COVID-in, është një skenar shumë i mundshëm”, tha Schaffner.
“Nuk jemi akoma në atë pikë, por është e mundur”.
Burimi: VOA

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al