Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë në Gjirokastër kryeministri Edi Rama shprehu habinë për përfundimin e projektit të rikonstruksionit të teatrit “Zihni Sako”. Teksa kryetari i bashkisë, Flamur Golemi, e informoi për punimet, Rama tha këto fjalë:
“Shyqyr më ndodhi njëherë që puna të jetë më e avancuar sesa informacioni që unë kam. Më në fund ai frigorifer do të kthehet në një sallë komode me të gjitha kushtet…”
©argjiroja.net