• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari i kthehet fushës më 19 qershor, priten 3-4 afrime

10/06/2017
Luftëtari i kthehet fushës më 19 qershor, priten 3-4 afrime

Gjirokastritët kanë mbledhur mendjen sa i takon Kupave të Europës dhe janë fokusuar te përgatitjet për sezonin e ri, ku ndryshimet do të jenë të pakta

Shtyrja e datës së vendimit nga Komisioni i Etikës në lidhje me çështjen e Skënderbeut, që dyshohet i përfshirë në trukimin e ndeshjeve, i ka prerë përfundimisht shpresat e Luftëtarit për në Kupat e Europës. Ende nuk ka asnjë reagim nga klubi gjirokastrit, ndërkohë që data tjetër është përtej kohës, kur do të hidhet shorti i Kupave të Europës. Etika është mbledhur dy herë dhe nuk ka vendosur. Shtyrja e vendimit në Gjirokastër shihet si një tendencë për të favorizuar Skënderbeun, që verën e kaluar nuk u lejua të merrte pjesë në Kupat e Europës. Pa e paragjykuar, ky komision duket se nuk e ka atributin për të marrë vendime deri në përjashtimin e një skuadre nga Superliga, përderisa nuk ka vepruar në raste më flagrante në futbollin shqiptar, sidomos ndaj Kukësit dhe Tiranës, që dukshëm trukuan ndeshjet e kampionatit dhe kupës. Gjithsesi, çdo dënim i mundshëm nuk ia mohon Luftëtarit të drejtën të luajë në Europë, kështu që në Gjirokastër nuk duhet të kenë asnjë peng.

RIORGANIZIMI – Luftëtari, duke u klasifikuar në vend të 4-t, e humbi të drejtën e pjesëmarrjes në Kupat e Europës, pasi këtë të drejtë e fitoi Tirana, që fitoi finalen e kupës. Një ndeshje, që edhe kjo pati diskutime, ngaqë skuadra korçare bëri një paraqitje të dobët. Pavarësisht se Luftëtari nuk ka asnjë pretendim për në Europë, pasi synimi i tij ishte qëndrimi në Superligë, do t’i fillojë më herët se vitin e kaluar përgatitjet e sezonit të ri, ku do të ketë të tjera objektiva. Më 19 qershor Luftëtari nis stërvitjen dhe, sipas njoftimit të fundit të drejtuesve të klubit, do të ketë thuajse të njëjtët futbollistë. Ka vetëm një të larguar deri tani, Vangjel Zguro, i cili është larguar jashtë vendit, ndërkohë që ditën e grumbullimit pritet të jenë në ekip 3-4 afrime, që do të ishin pjesë e Luftëtarit më shpejt, nëse kjo skuadër do të përfaqësohej në Europë. Si zakonisht, emrat e atyre që largohen dhe afrohen, bëhen me dije kur zyrtarizohen. Edhe nëse kjo nuk deklarohet tani, ajo që dihet është se do të ketë patjetër ndryshime. Këtë sezon te Luftëtari do të ketë më shumë të afruar se të larguar. Disa futbollistë nga ekipet e të rinjve do t’i bashkohen grupit, sepse shumë të rinj të ekipeve U-17 dhe U-19 u vëzhguan në disa ndeshje nga tekniku Mlladen Milinkoviç, i cili do të vendosë për ata që do të mbajë në ekip./sport express

Related Posts

VIDEO/ Bayern del fitues nga Madridi, triumf i madh në Champions ndaj Realit
Sport

VIDEO/ Bayern del fitues nga Madridi, triumf i madh në Champions ndaj Realit

07/04/2026
VIDEO/ Spektakël në pjesët e para të Champions, Bayern udhëheq në Madrid ndaj Realit
Sport

VIDEO/ Spektakël në pjesët e para të Champions, Bayern udhëheq në Madrid ndaj Realit

07/04/2026
Bota e futbollit qan një nga trajnerët më të suksesshëm, ndërron jetë ikona Mircea Luçesku
Sport

Bota e futbollit qan një nga trajnerët më të suksesshëm, ndërron jetë ikona Mircea Luçesku

07/04/2026
Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit
Sport

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

07/04/2026
Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë
Sport

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë

07/04/2026
Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon
Sport

Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Për ju që e humbët, ky banor u largua mbrëmë nga “BBVA”

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVA”!

08/04/2026
Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

46.5 miliardë lekë për mirëmbajtjen e rrugëve nga veriu në jug, ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al