• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Senati nis këtë javë gjyqin kundër Trumpit

08/02/2021
Trump bën një tjetër falje në minutën e fundit si President

Senati amerikan nis të martën gjykimin e ish-presidentit republikan të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Trump akuzohet për “nxitje të kryengritjes” më 6 janar. Atë ditë, mbështetësit e tij kanë sulmuar ndërtesën e Kongresit amerikan, në përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Pesë njerëz, përfshirë një polic, kanë vdekur në trazira. Sipas një sondazhi të kryer nga ABC News dhe Qendra e Kërkimeve Ipsos, shumica e amerikanëve – 56 për qind – duan që Senati amerikan ta dënojë Trumpin dhe, në këtë mënyrë, ta ndalojë atë të udhëheqë ndonjë zyrë publike në të ardhmen.
Megjithatë, 50 demokratët e Senatit do të kenë nevojë për votat e së paku 17 republikanëve për ta dënuar ish-presidentin. Ky rezultat duket se nuk ka gjasa të arrihet. Shumë senatorë republikanë i kanë dënuar veprimet e Trumpit rreth trazirave në Kongres, por vetëm një pjesë e vogël e tyre ka treguar gatishmëri për ta dënuar atë.
Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, ka votuar për shkarkimin e Trumpit, pak ditë para se ai të përfundonte mandatin presidencial, më 20 janar.
Sipas demokratëve, një fjalim i Trumpit më 6 janar, si dhe pretendimet e pabazuara të tij për mashtrime në zgjedhje e kanë provokuar turmën për të sulmuar Kongresin, shkruan REL.
Avokatët e Trumpit, në anën tjetër, pritet të argumentojnë se retorika e tij, që hedh dyshime mbi rezultatin e zgjedhjeve, është liri e shprehjes, e mbrojtur me Kushtetutë.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fitore edhe në Evropë, Spalleti me “dhimbje koke”, Yildiz synon rikthimin në dhjetor

Fitore edhe në Evropë, Spalleti me “dhimbje koke”, Yildiz synon rikthimin në dhjetor

04/11/2026
Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

Gol historik në Champions, Lamine Yamal thyen rekordin e Mbappe-s – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al