• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Biden: Do të jetë i vështirë krijimi i imunitetit të tufës

08/02/2021
Biden: Do të jetë i vështirë krijimi i imunitetit të tufës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se do të jetë “shumë e vështirë” për SHBA-në që të arrijë imunitetin e tufës kundër koronavirusit deri në shtator.
“Ideja që kjo mund të kryhet dhe ne mund ta arrijmë imunitetin e tufës shumë kohë përpara përfundimit të verës, është shumë e vështirë”, tha Biden në një intervistë për kanalin televiziv CBS.
Imuniteti i tufës arrihet kur një pjesë e madhe e popullatës bëhet rezistente ndaj sëmundjes, ose nga infeksioni i mëparshëm, ose nga vaksinimi.
Sipas shkencëtarëve, imuniteti i tufës kundër koronavirusit kërkon që së paku 75 për qind e popullatës të zhvillojë mbrojtje.
Shtëpia e Bardhë është zotuar se do të administrojë së paku 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në 100 ditët e para të administratës së re.
Kjo nënkupton vaksinimin e 50 milionë njerëzve, pasi vaksina, për të qenë efektive, duhet të jepet në dy doza.
Deri më 7 shkurt, sipas të dhënave të Qeverisë amerikane, mbi 9 milionë amerikanë kanë marrë nga dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech ose Moderna.
Biden tha se sfida janë tejkalimi i problemeve logjistike dhe mungesat në furnizime.
SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.
Mbi 27 milionë njerëz atje janë infektuar dhe mbi 463,000 kanë vdekur.
Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 106 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 2.3 milionë kanë vdekur dhe afro 60 milionë janë shëruar./REL

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Interi në majën e futbollit italian, fiton titullin në Serie A

VIDEO/ Interi në majën e futbollit italian, fiton titullin në Serie A

03/05/2026
“Kategoria Superiore” për vajza/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Vllaznia, Egnatia, Gramshi & Apolonia

“Kategoria Superiore” për vajza/ Mbyllet java e 17-të, fitojnë Vllaznia, Egnatia, Gramshi & Apolonia

03/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al