• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Neymar dridh PSG, të gjithë në ankth për ndeshjen ndaj Barcelonës

11/02/2021
Neymar dridh PSG, të gjithë në ankth për ndeshjen ndaj Barcelonës

Sa e “kushtueshme” ishte kjo ndeshje për PSG-në. Pochettino donte t’i jepte Neymar minuta në “Coupe de France” dje, pasi luajti një minutazh të shkurtër në Ligue 1, në “Classique” kundër Marseille, të dielën; por gjithçka mund t’i kthehet në “boomerang”. Skuadra luajti me të vërtetë keq, ajo nuk mundi të shkonte më larg se rezultati i ngushtë 0-1 kundër një rivali të Ligue 2, si Caen. Më shumë se kaq, parizienët mund të humbin yllin e tyre të madh për duelin e rëndësishëm të Champions-it, të martën e ardhshme kundër Barcelonës. Tani për tani, vetëm 5 ditë para supersfidës në fjalë, Neymar është e panjohura e madhe.
Braziliani, i cili ishte lojtari më i mirë i mbrëmjes, duke asistuar në golin e vetëm parizien, pati disa shqetësime në aduktorin e këmbës së tij të majtë dhe u desh të zëvendësohej menjëherë. Ai nuk kaloi nga stoli, por drejt e në dhomën e zhveshjes. Ankthi ka pushtuar skuadrën kryeqytetase. Kopertina e sotme e “L’Équipe” (“Parisi dridhet për Neymar”) është një pasqyrim i vërtetë i ndjenjave të klubit parizien, i cili sheh sërish se si një nga yjet e tij të mëdhenj mund të humbasë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Te “Le Parisien” shqetësimi rritet gjithashtu, ndërsa pritet që sot futbollisti brazilian t’iu nënshtrohet testeve përkatëse mjekësore për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit.
Tani do të jetë e nevojshme të shohim nëse Pochettino dhe PSG do ta kenë ose jo Neymarin në “Camp Nou”. Le të kujtojmë se ekipi parizien nuk do të mund të llogarisë edhe Di María, i cili u dëmtua të dielën kundër Marseille. Kështu, Mbappé është, tani për tani, i vetmi yll i “tridentit” parizien në dispozicion për ndeshjen e parë të 1/8 finale të Champions-it. Koha nuk luan në favor të Pochettino, i cili pret një lajm të mirë sot nga braziliani. Nëse ka lëndim, lojtari do të përjashtohej praktikisht nga sfida me katalanasit.

Related Posts

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24
Sport

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania”

10/11/2026

Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje
Sport

Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje

10/11/2026
NBA/ 10 fitore sezonale, Lakers nuk ndalen, Luka Donçiç udhëheq kalifornianët
Sport

NBA/ 10 fitore sezonale, Lakers nuk ndalen, Luka Donçiç udhëheq kalifornianët

10/11/2026
“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat
Sport

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

10/11/2026
Sport

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat – Balkanweb.com – News24

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania”

10/11/2026
Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al