• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja cilat janë qytetet shqiptare me numrin më të lartë të automjeteve për banorë

11/02/2021
Siguracioni i makinave, dalin shifrat se sa do të paguani

Nga viti 2015 deri në vitin 2019, numri i automjeteve për banorë në shkallë vendi u rrit me 24% sipas të dhënave të INSTAT. Në disa qarqe të vendit, rritja ka qenë më e fortë dhe në të tjerë, më e ulët.
Sipas përllogaritjeve të INSTAT, në vitin 2019, Tirana kishte 228 mjete rrugore për pasagjerë për 1000 banorë. Gati një në katër banorë në Tiranë përllogaritet të ketë automjet. Pas Tiranës vjen Durrësi, për numrin e lartë të automjeteve për pasagjerë, duke përllogaritur 207 të tilla për 1000 banorë. Përafërsisht një në pesë durrsakë zotëron një automjet.

Lezha renditet e treta në 12 qarqet e vendit, me 215 automjete për 1000 banorë. Nga viti 2015 deri në vitin 2019 numri i automjeteve për banorë në këtë qark u rrit me 36%.
Në krahun tjetër, qarqet e Dibrës, Elbasanit, Korçës dhe Kukësit kanë numrin më të ulët të automjeteve për frymë. Në Dibër numërohen 120 mjete për 1000 banorë më 2019, niveli më i ulët në shkallë vendi. Por nga viti 2015 në vitin 2019, numri i automjeteve në raport me popullsinë në Dibër ka njohur rritjen më të madhe në shkallë vendi, me rreth 55%.

Elbasani vjen i dyti pas Dibrës me vetëm 135 automjete për 1000 banorë dhe më pas Korça, me 151 të tilla.
Gjatë periudhës 2015-2019, vihet re një rritje prej 23,9% të numrit të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë, ku Qarku i Dibrës ka rritjen më të madhe, ndërsa Qarku i Gjirokastrës, rritjen më të ulët me 3,1%.

Qarku i Tiranës zë 32.5% të mjeteve gjithsej të transportit rrugor për mallra ose 30.0 mjete për 1.000 banorë në vitin 2019. Ndërsa numri i mjeteve rrugore për mallra për 1.000 banorë në vend, nga viti 2015 deri në vitin 2019 është rritur me 6,4%, ku rritja më e lartë paraqitet në Qarkun e Dibrës me 22,4%, ndërsa Qarku i Gjirokastrës ka rënien më të madhe në krahasim me qarqet e tjera, me 13,5%.

Më shumë automjete, më pak aksidente

Ndonëse numri i automjeteve në qarkullim është rritur, aksidentet në të kundërt kanë pësuar ulje. Në periudhën kohore 2015-2019, numri i të aksidentuarve për 10.000 banorë shfaqet me trend rënës. Në vitin 2019, rezultojnë mesatarisht 7 të aksidentuar për 10.000 banorë. Vlera më e lartë e këtij treguesi për vitin 2019, arrin 20 të aksidentuar për 10.000 banorë në Qarkun e Lezhës, ndërsa vlera më e ulët shënohet në Qarkun e Dibrës dhe në atë të Shkodrës, me përkatësisht 2 të aksidentuar për 10.000 banorë./Monitor

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

23/12/2025
VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al